Loja e rrezikshme “Blena Blu” është rikthyer sërish, dhe këtë rradhë është shfaqur në Itali. Një adoleshente në Bari ka arritur në nivelet e rrezikshme të kësaj loje ku mund të vriste veten, por fatmirëisisht është shpëtuar nga karabinierët.
Mikeshat e 13-vjeçares kanë denoncuar gjendjen e rëndë të mikes së rëndë, ndërsa prindërit nuk ishin në dijeni të situatës. Në celularin e saj policia ka gjetur biseda dhe fotografi që dëshmonin gjëndjen e rëndë psikologjike të saj, shkruan, "Bari today". Të gervishurat në krahë, e mitura i kishte justifikuar si gërricje nga macja e shtëpisë.