MILANO - Nga 8 marsi, katër herë kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi do të marrë mbrapsht pasaportën e tij dhe nuk do të ketë më asnjë kufizim të lëvizshmërisë jashtë Italisë.
Gjyqtarja mbikëqyrëse në Milano, Beatrice Crosti i ka dhënë lirim të parakohshëm 45 ditë para përfundimit të afatit Silvio Berluskoni. Për rastin e Mediaset, Berluskoni u dënua në gjyq me një vit përkujdesje dhe shërbim në një spital të të sëmurëve me Alzhaimer. Sipas gjykatës italiane kërkesa për lirimin e Berluskonit për ta përfunduar dënimin 45 ditë para afatit është bërë me motivin për sjellje të mirë.
Vitin e kaluar, manjatit 78-vjeçar mediatik iu dha një dënim prej 4 vitesh burgim të konvertuar në një urdhër për të kaluar 4 orë në javë, për një vit me radhë, në qendrën e pacientëve me Alzhajmer, si dhe iu ndaluan aktivitetet politike edhe lëvizja jashtë vendit.
Peticioni i Berlusconit për të reduktuar dënimin u dorëzua muajin e kaluar dhe u miratua dje nga gjykatësja e Milanos, Beatrice Crosti, pavarësisht kundërshtimit të prokurorëve. Vendimi i gjykatës për dënimin e tij, i kushtoi Berlusconit vendin e tij në Senat, si dhe i ndalon atij të garojë në zgjedhje për 6 vite.
Berlusconi ka apeluar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, teksa shpreson edhe për lehtësime ligjore prej legjislativit të kontrolluar nga kryeministri Matteo Renzi, me të cilin ka punuar ngushtësisht për të hartuar reformat elektorale dhe kushtetuese.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com