Rikthehet Bundesliga, Gjasula: Do të bëjmë teste dy herë në javë, Superliga, FSHF: Po presim ‘Ok’ e qeverisë, rifillimi në fund të majit

Një lajm i mirë që vjen nga Gjermania lidhur me rifillimin e Bundesligës gjermane pas aprovimit të kancelares Merkel ndez një dritë  jeshile edhe kompeticioneve të tjera sportive. Gjatë një lidhje skype nga Gjermania, futbollisti shqiptar i kombëtares sonë dhe i skuadrës së Paderbornit, Klaus Gjasula flet mbi protokollin që do të ndiqet në këtë rifillim kampionati në Gjermani.

"Na erdhi lajmi që më 15 maj fillon Bundesliga. Kemi një javë që bëjmë stërvitje aktive. Kishim dy javë që bënim stërvitje në grup. Në Bundesligën e 2 ka patur 10 raste me Covid. Në skuadrwn tonë nuk ka të prekur. Në bëjmë test dy herë në javë. Na masin temperaturwn. Në fund të javës do të shkojmë në karantinë në dhoma veç sa të nisw kampionati. 15 maj është data konkrete në Gjermani. Nuk do të jetë shumë e lehtë se dhe ana fizike nuk është si më parë. Do rrezikohen lojtarët gjatë lojës në dëmtime. Po të ndodhw diçka me lojtarët do të largohen vetëm ata të prekur. Ndeshja do të vazhdojë të jetë me VAR", tha Gjasuli.

Për Shefin e Sektorit të Garave në FSHF Lysjen Nurishmi, është paraqitur plani tek qeveria dhe nëse përgjigja është pozitive mendohet se kampionati në Shqipëri të nisë në fund të majit ose në fillim të qershorit. FSHF do të ndihmojë klubet me materialet mjekësorë që do të nevojiten.

"Diçka po lëviz dhe është një sinjal pozitiv për të gjithë. Brenda 5 ditësh do të kemi një përgjigje për rifillimin e aktiviteteve sportive, pasi lojtarët duhet të kenë një fazë përgatitore. Ne kemi përgatitur një draft protokoll ku do të ketë edhe teste. Kostot janë të larta dhe do shihet kush do ti përballojë koston e testeve. Matja e temperatura është normale për tu kryer, por testet dy herë në javë kërkojnë kosto. Të vështirë për tu përballuar nga grupet. Të shohim përgjigjen nga Ministria Shëndetësisë janë grupe interesi që do vendosen. Ka shumë ndeshje për tu bërë. Duhet të vendosim një datë për stërvitjen e pastaj për të tjerat. FSHF mbulon plotësisht anën sanitare, por në bazë të marrëveshjes të përcaktojmë edhe sa herë do të bëhen testet. Si për muajin prill do të bëhet edhe për muajin maj, lidhur me përfitimin e pagës së luftës. Kontratat përfundojnë këtë muaj dhe është e vështirë për lojtarët", tha Nurishti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja