Rikthehet çështja
"Miri i Xhikes". Kush e vrau?

Rikthehet çështja <br />
Prokuroria, nuk mundi të mbyll dje përfundimisht dosjen e ekzekutimit të bujshëm të Fatmir Ramës, alias Miri i Xhikes. Përpara Gjykatës Penale të Tiranës, akuza nuk mundi dot të argumentojë se i vetmi i akuzuar prej tyre si vrasës direkt i biznesmenit të njohur edhe për lidhjet politike, Lavdërim Tufa, është autori i ekzekutimit. Kështu çështja e vrasjes së "Mirit të Xhikes", rikthehet për hetim, deri në gjetjen e autorëve dhe ideatorëve të vërtetë.

SEANCA
Ndryshe nga kërkesa e prokurorisë, e cila kërkoi burg përjetë për Tufën si autor direkt, trupi gjykues e cilësoi atë vetëm si bashkëpunëtor në vrasjen e trefishtë që ndodhi në kartodromin në zonën e Lundrës më 29 mars të vitit 2003, duke e dënuar me vetëm 20 vjet. Ndaj Lavdërim Tufës ra fillimisht akuza e armëmbajtjes pa leje, me argumetnin e ekspertizës që në armën e gjetur pranë vendit të ngjarjes nuk u gjet asnjë gjurmë e të akuzuarit. Gjithashtu brenda të njëjtës logjikë juridike, gjykata e hodhi poshtë
pretendimin e prokurorisë, sipas të cilit ka qënë Tufa ai që ka qëlluar me armën e gjetur në vendngjarje.

Nga ana tjetër gjykata, ka hedhur poshtë alibinë e të akuzuarit, mbështetur në deklarimet e të afërmve, se atë natë ai ka qenë në varrimin e gjyshes. Sipas ekspertizës (AND e pështymës dhe një fije floku) dhe dëshmive, është vërtetuar se Tufa ka qënë në vendngjarje dhe madje ka ndihmuar atentatorët të largohen nga vendngjarja, duke qenë se e njihte mirë zonën.

Deçizive për Tushën, ka qënë edhe dëshmia e Ylli Kelmendit, dëshmimtar në vendngjarje, mik i Fatmir Ramës, i cili ka deklaruar se Tufa ka qënë në lokal atë natë, por nuk ka qenë ai që ka qëlluar. I akuzuari, për të cilin dyshohet se i njeh ekzekutorët e vërtetë, kurrë nuk ka pranuar në prokurori se ka qënë në vendngjarje dhe aq më pak se ka njohje dhe dijeni për autorët e saj. Dënimi i dhënë dje ndaj tij, vetëm si bashkëpuntor, detyron prokurorinë, të rinis nga e para hetimet për gjetjen e atentatorëve real.

NGJARJA SIPAS PROKORORISË
Sipas organit të akuzës, në datë 29.03.2003, rreth orës 20:00, i pandehuri Lavdërim Tufa në bashkëpunim dhe me një person tjetër të paidentifikuar, pasi ishin të armatosur me dy automatik të tipit kallashnikov dhe të maskuar me kapuç të zinj, kanë hyrë në territorin e kompleskit "Kartodrom 2000", i cili ndodhet në afërsi të fshatit Lundër Tiranë, vendi ku banon i pandehuri.

Në këtë kohë në një nga sallat e kompleksit jo larg portës së jashtme, në katin e parë të tij, ndodhej edhe Fatmir Rama, pronari i këtij kompleksi. Ai ishte ulur në një nga tavolinat e sallës së restorantit së bashku me Kristaq Canin, Flamur Rrapajn, Nazmi Çelën e Ylli

Kelemndin dhe se bashku po shikonon në televizion ndeshjen e futbollit Shqipëri-Rusi, cila po zhvillohej në ato momente. Sapo i janë afruar sallës, i pandehuri dhe bashkëpuntori i tij kanë filluar të shtijnë me armë që nga jashtë vetratave të sallës, në drejtim të tavolinës…

Nga procesverbali i kqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se në vendngjarje janë fiksuar 26 gëzhoja të markërimeve të ndryshme. Në afërsi të lokalit në rrugën që çon për tek magazinat e Lundrës janë fiksuar dhe më pas sekuestruar dy krëhëra automatiku model 56 të bashkuara me natriban, i cili
kishte njolla gjaku në sipërfaqen e tij.

Vendet ku janë sekuestruar provat tregojnë në mënyrë evidente se drejtimi prej nga janë larguar autorët ka qenë fshati Lundër, i cili është fshati ku banon Lavdërim Tufa. Akti i ekspertimit, ka arritur në konkluzionin se: "Lavdërim Tufa rezulton i përputhshëm me individin 2". Ky akt është kryer mbi bazën e relacionit teknik të ekspertit të Laboratorit të Policisë Shkencore Romë-Itali, Renato Biondo, i cili ka arritur në konkluzionin se "në çdo lokus të analizuar është hasur prania e aleleve përbërëse të profilit gjenetik të Lavdërim Tufës.

Ekspertiza e italianit Renato Biondit

Gjykata Penale e Tiranës, pra noi dje ekspertizën e ekspertit Italian Renato Biondi, për pështymën dhe fijen e një floku të gjetur në një nga maskat e kapura pas ngjarjes nga policia. Sipas tij, nga krahasimi që atyre u është bërë me profilin gjenetik të Lavdërim Tufës, ai ka konstatuar një përputhshmëri tepër të lartë dhe shifra e dhënë prej tij tregon një probabilitit, po ashtu tepër të lartë.

Sa i takon probabilititet që të jetë një person tjetër me këtë profil, eksperti ka dëshmuar se këto përllogaritje bëhen në Angli dhe mbi bazën e numrit të popullatës dhe sipas metodës italiane ata nuk bëjnë një përcaktim të tillë. I pyetur nga mbrojtja nëse ekziston mundësia që kjo mbetje të jetë lënë nga ndonjë person tjetër veç të pandehurit, eksperti deklaroi se "teorikisht ekziston një mundësi e tillë, në rast se personi ka një vëlla binjak apo person të të njëjtës familje të rangut të shkallës së parë, babai, vëllai apo djali".

Gjatë gjykimit u caktuan dhe ekspertë të Institutit të Mjekësisë-Ligjore, Alma Hazizi dhe Bardhyl Çipi që ju caktua si detyrë për të përcaktuara nëse gjurma gjakpështymë e gjetur në vendin e ngjarjes është lënë apo jo nga i pandehuri apo familjar dhe të afërm të tij.

Nga ana e ekspertëve me aktin e datës 19.04.2011 është dhënë konkluzioni se "individi 2 në gjurmën gjak-pështymë është i pandehuri Lavdërim Tufa, pasi ka rezultuar tepër i përputhshëm me një probabilitet atributi më të lartë se 90%. Ndërkohë gjatë gjykimit, kjo kërkesë ju paraqit dhe një tjetër grupi ekspertësh të paraqitur nga mbrojtja.

Sipas pretencës së prokurorisë, ku grup ekspertësh u paraqit me dy akte tërësisht kontradiktore me njëri-tjetrin. “Konkluzionet e këtyre ekspertëve, më e pakta mund t’i quajmë të pasakta dhe tej aftësive të tyre profesionale", pretendoi akuza.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën