Sonte në mbrëmje në orën 20:45 zhvillohen ndeshjet Paris Saint Germain- Chelsea dhe Shakhtar Donetsk- Bayern Munich. Sfida e parë që do të zhvillohet në Paris do të ketë interes maksimal, pasi sheikët e PSG presin oligarkët e Chelsea në një sfidë që vlen sa një biletë për një turin tjetër të më të mirëve në Europë.

Fituesi ka qenë i vështirë që të parashikohet edhe nga kompanitë e basteve që i kanë kuotuar fitoret respektive me të njëjtin koeficient. Po në orën 20:45 në L'viv Arena në Ukrainë luhet edhe përballja Shakhtar Donetsk – Bayern. Trajneri Mircea Lucescu shprehet që shpresat i ka te 13 brazilianët që ka në skuadër, teksa sulmuesi Luiz Adriano kryeson me 9 gola, një më shumë sesa Lionel Messi.


d.b/shqiptarja.com