Trajneri i Labërisë, Dritan Resuli është goditur dje me grusht në ambientet e kompleksit sportiv "Labëria" në Vlorë. Policia e shtetit njofton se për këtë ngjarje është vendosur në pranga një person me iniciale A.A. pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht trajnerin. Resuli nuk ka qenë në pankinë për shkak të dënimit nga Disiplina, teksa mësohet se agresori është një prej prindërve të futbollistëve të Labërisë, i pa aktivizuar në këtë takim. Dyshohet se prindi i lojtarit i ka kërkuar llogari trajnerit për mosaktivizimin në ndeshjen e djeshme dhe më pas e ka goditur me grusht.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”, pasi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht, trajnerin e ekipit sportiv “Labëria”, shtetasin D. R., 46 vjeç, banues në Vlorë", njofton policia.
Për javën e 19-të të Kategorisë së Dytë në futboll, Labëria fitoi 3-0 me Luftëtarin duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për zonën e promovimit në grupin B. Edhe këtë javë dhuna në kategoritë inferiore në Shqipëri nuk mund të mungonte, me një tifoz që është bërë protagonist.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.4%
-
Jo
17.6%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 920
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Mjeti tip 'Range Rover' godet makinën e policisë nga pas, plagoset efektivi dhe mekaniku
2 Tetor, 13:55
-
Në Vlorë, nuk regjistrohet asnjë student për degët Kimi, Matematikë, Fizikë e Gjuhë italianë
2 Tetor, 11:40
-
'112' - Ekskluzive/ 'Tempulli', pamjet hap pas hapi të arrestimeve të shpërndaresve të drogës pranë shkollave
1 Tetor, 21:01
-
Makina del nga rruga në aksin rrugor Vlorë-Kuç, lëndohet pasagjerja
1 Tetor, 19:30
-
FNSH zbarkon në Vlorë, kryen kontrolle për persona që lëvizin me armë apo të shpallur në kërkim
30 Shtator, 19:04
-
Legjenda e muzikës italiane, Mogol në skenën e ‘Petro Marko’ në Vlorë
30 Shtator, 15:56
-
U largua me vrap pasi i mori çantën me para kambistit, punonjësit e Policisë Bashkiake kapin hajdutin pakistanez
30 Shtator, 12:44
-
FOTOT/ Mbërrin në portin e Vlorës anija kroçere ‘E bukura e Adriatikut’ me 146 turistë
29 Shtator, 10:34
-
Vdekja e kamerierit 17-vjeçar në Sarandë një muaj më parë, arrestohet pronari i lokalit ‘Orange’
27 Shtator, 15:40
-
Censi në Himarë me përkthyes në greqisht! Banorët: Ende s’kanë ardhur anketuesit
26 Shtator, 16:18
-
Aksident në aksin Konispol-Kranë, plagoset një grua
26 Shtator, 13:36
-
Vlorë/ Vëllezërit godasin me grushte e thikë 33-vjeçarin, arrestohen
26 Shtator, 12:36