5 vite pasi Policia e Shtetit ndërhyrë për herë të parë në fshatin e Lazaratit të Gjirokastrës, konsideruar Kolumbia shqiptare e drogës, disa banorë i janë rikthyer sërish traditës së vjetër!

Pasi policia bëri të mundur ndalimin e prodhimit të kanabisit në Lazarat rikthehet sërish kultivimi i tij në këtë zonë. Gjatë kontrollit të policisë ditën e sotme ranë në pranga 5 persona mes tyre edhe dy gra të cilët kultivonin kanabis në oborret e banesave të tyre.

Në pranga kanë rënë:

B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;

M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;

B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.