Pasi qëndroi e shtruar në spital disa ditë Miley Cyrus është rikthyer në skenë në super formë.

Ajo ka performuar mbrëmjen e djeshme në Londër para fansave të saj, ku nuk ngurroi të bënte lëvizjet e saj provokuese.

E veshur me një kostum trup me dollarë, ndërkohë që 10 minutat e para ka bërë gjeste tejet të ekzagjeruara Miley ishte shumë larg imazhit të Hannah Montanës.

Një pjesë e audiencës e ka pritur mirë këtë gjë, ndërsa një pjesë tjetër është larguar duke shkruar në Twitter se ishte një shfaqje e ndyrë dhe e neveritshme.

Më pas Miley ka treguar se ajo kishte ndrydhur këmbën gjatë kohës në spital, por duke e ngritur atë lart tregoi se tanimë ishte shëruar.

miley cyrus

Më pas Miley vuri një palë syze me gjethe marijuane duke shprehur edhe një herë tjetër simpatinë e saj ndaj drogës.

Akoma më shumë ka provokuar duke ftuar audiencën të puthë personat e së njëjtës gjini, ndërkohë që pinte ujë dhe pështynte mbi to.

Nuk kishte si të mungonte kostumi i saj me gjuhën jashtë të cilin e veshi më pas duke performuar me një grup balerinësh.

Një nga fanset e flakta të Miley mbrëmjen e djeshme ishte dhe këngëatrja e njohur Lily Allen, e cila shkroi në Twitter se ishte një performancë e shkëlqyer.

(b.t/shqiptarja.com)