Rikthehet Festivali i Marubit, nga e hëna 41 filma për 5 ditë radhazi! Fokusi te mbrojtja e mjedisit

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut rikthehet në edicionin e tij të 19-të te “Marubi”. Tema këtë vit është “Vepro gjelbër tani dhe në të ardhmen”, me një vëmendje të veçantë kushtuar mjedisit dhe pasojave nga dora e njeriut,.

“Tematika e tillë “Vepro gjelbërt tani, dhe për të ardhmen” do të thotë që akuza e madhe që ngrihet është akuza ndaj mënyrës sesi është shfrytëzuar planeti nga burimet natyrore me motivin e zgjerimit të territoreve dhe në të njëjtën kohë të një shfrytëzimi barbarë të natyrës” , shprehet Kujtim Çashku, drejtori i festivalit. 

Në Festival janë dorëzuar rreth 3500 aplikime, nga të cilët janë përzgjedhur vetëm 41 filma, që do të shfaqen në Kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, çdo ditë duke filluar nga ora 17:00, për rreth 5 orë.

Luftërat dhe konfliktet aktuale në glob, nga Ukraina në Gaza vijnë në krijimet për publikun shqiptar për 5 ditë radhazi.

“I cili merr spunto nga ngjarjet e 11 shtatorit por, më pas trajton gjithçka çfarë ndodhi me Irakun, vjen me aktualutetin e luftës në Ukrainë dhe ngren një dilemë të madhe nëse diplomacia luan një rol dhe është në gjendje të ndërpresë diplomacia luftërat apo duhet patjetër luftërat për të zgjidhur”, tha Çashku.

Përballë nesh, festivali shtron një sërë pyetjesh dhe ngre një sërë dilemash, që shpesh gjejnë paralele me shoqërinë shqiptare, e cila për Çashkun është ende e papërgatitur

“Luftërat duhet ti kuptojmë që shpesh herë krijojnë edhe patologjitë kolektive. Që shfrytëzohet emri i patriotizmit, nacionalizmit, emri i diktatorit që i imponon këto luftëra për ti krijuar, dhe shpesh herë pse jo shërbejnë edhe për motivime të caktuara ekonomike, përfitime të caktuara.

Sepse shpesh herë politikat, indoktrinimet, ideologjitë i ngrën fenomenet e heronjve thjesht duke i motivuar ato për vrasjet që kryejnë. Edhe filmi mund ta bëjë këtë gjë, ta vërë njeriun në pozicion reflektimi për të parë në çfarë pozizioni e vendos veten. Mendoj se jemi larg kulturës qytetare të reflektimit”, theksoi ai.

Duke besuar se filmi nuk është vetëm një formë argëtimi, por edhe një mënyrë për të treguar të vërtetat, Festivali i Filmit të të Drejtave të Njeriut ka si qëllim dhe mision të vetin, t’i sjellim spektatorit tonë sa më shumë të vërteta, që vijnë përmes artit të filmit.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Nedim Bajrami i shënon Celtic në derbi, i jep avantazhin Rangersit në finale

VIDEO/ Nedim Bajrami i shënon Celtic në derbi, i jep avantazhin Rangersit në finale