Rikthehet sërish frika e sumleve terrorsite në Francë. Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris u mbyll në orët e para të ditës pasi një oficer policie qëlloi ndaj një personi i cili ishte armatosur me thikë dhe dyshohej se kishte në dorë një cantë të dyshimtë.
Paraprakisht mësohet se agresori i armatosur me thikë kërkonte që të hynte në muze me një çantë dhe pasi nuk është lejuar nga ushtari e ka kërcënuar atë me armën e ftohtë nën thirrjet “Allaku Ekber”.
Ushtari është kundërpërgjigjur duke i qëlluar me armë. Për pasojë, agresori raportohet se është plagosur rëndë.
Mediat franceze raportojnë se gjatë tentativës për të ndaluar agresorin janë lënduar edhe 4 ushtarë.
Policia ka evakuuar menjëherë gjithë personelin dhe vizitorët që ndodheshin në muze.
Përmes një postmi ne Twitter Ministri i Brendshëm francez, e cilësoi incidentin ,kërcënim serioz të sigurisë.Ai shtoi se ishte nje sulm terrorist.
Autoritetet konfirmojnë se është ndaluar edhe një person i dytë i cili ndodhej në muze në momentin e agresionit dhe që shfaqi sjellje të cuditshme.
[gallery]20888[/gallery]
/Shqiptarja.com

FOTO