TIRANE- Rikthehet greva e punonjësve të transportit urban në Tiranë.
Nesër në mëngjes nga ora 05:00 deri në orën 09:00 lëvizja e të gjithë linjave urbane do të pezullohet. Vendimi është bërë publik sot paradite nga Sindikata e Transportit Urban.
Sindikata e Transportit Urban thotë se ndodhen përballë kushteve të falimentit, ndërkohë që punonjësit nuk kanë marrë ende pagat.
Sindikata e Transportit Urban kërkon rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë që është aktualisht.
Dy propozimet mbetet çmimi i biletës 70 lekë pa subvencionim, ose 50 lekë dhe subvencionim nga qeveria Kryetari i sindikatës së transporteve, Zija Hasanaj thotë se nëse brenda 15 ditësh nuk do të merret një vendim atëherë paralajmërojnë grevë pa afat.
Më 16 dhjetor 2013 u zhvillua greva e parë 3-orëshe duke shkaktuar kaos në rrugët e kryeqytetit, por nuk pati reagim nga ministria e Transportit.
Linjat e urbanëve kërkojnë edhe uljen e akcizës së naftës.
Redaksia online
(si/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com