Rikthehet gripi i shpendëve në Koren e Jugut, bëhet e ditur se në një fermë patash në jugperëndim të vendit është vërejtur epidemi e gripit të shpendëve.
Autoritetet Koreano Jugore deklaruan se kanë marrë masa të rrepta duke ndaluar lëvizjen e shpendëve per 48 orë.
Masa e vendosur për të luftuar kundër epidemisë së virusit përfshin edhe automjetetet e fermave të shpendëve dhe punonjësit e tyre.
Koreja e Jugut ka marrë masa mbrojtëse në të gjitha fermat e shpendëve dhe objektet relevante në vend. Siç thuhet, rreth 12 mijë e 300 pata janë asgjësuar në fermë pas evidentimit të virusit të tipit H5N6.
Në ndërkohë, agjencia e lajmeve Yonhap, duke u bazuar në zyrtarë qeveritarë, ka thënë se pas epidemisë që vërehet për herë të parë këtë dimër, në vend do të dezinfektohen të gjitha fermat dhe automjetet e shpendëve.
Ndryshe, miliona pula dhe pata u asgjësuan në Korenë e Jugut si pasojë e gripit të shpendëve që shpërtheu mes muajit nëntor të vitit të kaluar dhe muajit mars të këtij viti.
Gripi i shpendëve ishte zbuluar në muajt e parë të vitit 2004 në Kinë, Indonezi, Kore të Jugut, Hong Kong, Japoni, Kamboxhia, Laos, Tajlandë dhe Vietnam.
Ndërsa tani është rishfaqur përsëri pavarësishtë masave per izolimin apo groposjen e shpendëve të infektuar.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com