Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius

Temperatura të larta

Vendi ynë pritet të goditet sërish nga depërtimi i Anticiklonit Afrika javën e ardhshme. Parashikimi sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak pritet që të rikthehen temperaturat e larta teksa të mërkurën dhe të premten termometri do të shënojë deri në 43 gradë Celcius.

Rritja e temperaturave që u ndje që ditën e sotme, pritet të fillojë vrullshëm që nga dita e nesërme, teksa maksimalja do shënojë në kryeqytet 39 gradë celcius.

Qytetet më të prekura nga vapa do të jenë Tirana, Elbasani, Berati dhe Fieri.

'Për javën që presim: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në orët e mesditës.

Përjashtim bën dita Martë ku moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në jug të territorit. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (pika) e lokal në qendër ndërsa në juglindje kryesisht në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimi dhe shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-13 m/sek, valëzimi në dete 1-3 ballë.', njofton SHMU.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 08/07/2024 08:22

    Ku jan klerikët fetar që nuk po punojn me i fitu reshjet e shiutë,tani mundë të digjen kullosat,Krijusi i gjithsis i ka tgjitha tpa shterrshme asgja nuk jepë falas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh