Djemtë e “The ShBLSH” dhe aktorët e tjerë protagonistë, pasi kanë fituar bastin me humorin ndryshe që servirën nëpërmjet “Sketch show”, do t’i rikthehen humorit në apartamentin e madh.
Regjisori Turjan Hyska premton për këtë sezon të ri të “Apartamentit 2 XL”, mjaft risi dhe surpriza.
Aktorët si Ermal Mamaqi, Julian Deda, Gentian Elezaj do të jenë përsëri e pjesë e këtij spektakli humoristik, por nuk do të mungojnë as aktorë të rinj.
Edhe në këtë sezon pritet që në “Apartament 2 XL”, të jenë të pranishëm edhe personazhe të ndryshëm nga fusha e politikës, artit etj.
