Maratona e Tiranës rikthehet në edicionin e gjashtë në 23 Tetor.

Lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili fton të gjithë të regjistrohen në garën më të madhe sportive të vitit:

'Erdhi koha të nisësh stërvitjen!

Maratona e Tiranës 2022 Vrapojmë për paqe!

Edicioni i 6-të i ngjarjes më të madhe sportive në kryeqytet vjen më23 tetor!

Edhe në këtë maratonë, përveç atletëve e admiruesve të vrapimit nga gjithë Shqipëria do te marrin pjesë edhe sportistë të huaj.' thuhet nw postimin e kryebashkiakut Veliaj

Postimi i Veliajt në Twitter