‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore

Vladimir Putin e sulmoi Ukrainën vetëm pak muaj pasi Angela Merkel la detyrën. E larguar rreth 3 vite më parë nga politika aktive, Merkel në një intervistë për BBC flet për situatën ku është bota dhe Europa. Ish kancelarja e cila për 16 vite udhëhoqi Gjermaninë si lokomotiikvën e Europës, dhe një njohëse e mirë e Vladimir Putin thotë se Europa dhe bota duhet të veprojnë kundër këtij skenari.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka të mundur që të shmangin përdorimin e armëve bërthamore. Fatmirësisht, edhe Kina foli për këtë pak kohë më parë. Ne nuk duhet të paralizohemi nga frika, por duhet të pranojmë gjithashtu se Rusia është më e madhja, ose së bashku me SHBA-në, një nga dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë. Potenciali është i frikshëm", thotë Merkel.

Në intervistën që e rikthen në vëmendje të publikut, Merkel mbron edhe nëpërmjet librit të saj “Liria” veprimet për ekonominë gjermane dhe ato në lidhje me Rusinë. Sipas Merkel anëtarësimi i Ukrainës në Nato kërkonte kohën e saj ndërsa ishte diksutuar që kur ajo ishte 'Zonja e Hekurt' e Europës. Por një futje e Ukrainës në atë kohë do të sillte edhe më herët ndërhyrjen ruse në Ukrainë.

Krahas Ukrainës Merkel rikthehet të flasë edhe për rimarrjen e presidencës amerikane nga Donald Trump. Sipas ish kancelares, liderët evropianë nuk duhet të kenë frikë nga ky realitet i ri.

"Nëse flisni qartë me të do të fitoni respekt të ndërsjellë. Të paktën këtë më thotë eksperienca ime", shprehet Merkel.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh

Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh