Rikthehet 'Mihali', turistet e huaja vendosin peshqirin në plazhin e jugut, punonjësit e shezlongeve: Paguani çadrën ose largohuni

Një rast i ngjashëm me atë të Mihal Kokëdhimës është përsëritur ditët e fundit në një plazh në jug të Sarandës.

Dy vajza të huaja, duke menduar se edhe në Shqipëri funksionon ideja e plazhit publik dhe mjafton të shtrojnë një peshqir e të shijojnë marrin rreze pranë detit, janë përplasur me punonjësit e shezlongeve.

Në rrjete sociale qarkullojnë imazhet e dy vajzave të reja që flasin me dy persona, të cilët i thonë që duhet të paguajnë cadrën me shezlonge që ndodhej pak metra larg tyre nëse duan të qëndrojnë në atë plazh.

Kjo duket se është kthyer në zakon në plazhet e jugut, për të cilat ka ankesa nga më të ndryshmet duke filluar nga cmimet e shtrenjta tek shërbimi dhe sjellja ndaj pushuesve vendas dhe turistëve.

Së fundmi ka nisur edhe aksioni i policisë për të larguar shezlonget e pronarëve që nuk paguajnë taksa por i marrin para pushuesve. Ngjarja e Sarandës është e njëjtë me atë të resortit të Mihal Kokëdhimës, i cili kishte vendosur shezlongë në bregun e detit dhe kishte kthyer ndërtesën e tij në hotel duke zhvatur pushuesit. 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naim avdia sarande: 23/07/2022 13:46

    ne qytet brenda gjirit Sarande te dy plazhet e medhaja jan publike..plus nje pjes origjinale te pllakat..te Liku..merni djath..shalqi..buk dhe kenaquni..mos u mpini ti mbushni mendjen ketyre muskulozeve te plazheve te jugut se bota funksionon ndryshe

    Përgjigju
  • naim avdia sarande: 23/07/2022 13:42

    gjithmon del ndonje i forte..te prish nervat me kercenime kur ve peshqire..ketyre duhet tu maresh shezlong çader tu hash dhe makaronat 4 ditore qe i mban ne ngrirje...

    Përgjigju
  • elton: 22/07/2022 21:02

    Njerez leshi bejne vend leshi.Qari i Grekeve .

    Përgjigju
  • valter: 22/07/2022 15:49

    Shume e vertet qe ne Shqiperi nga jugu e ne veri qdo kunde ke "Mihala" dhe "Milaim Zeka" me bollek,te ndjek me kallash njeri per nje parking a po pasqyre makine,tregon qarte dhe larte se ketu nuk banon shteti..se po te kishte shtet keto bageti do ti fuste ne kafaz se paku gjate kohes turizmit veror..Keshtu qe por te mos e kerkue "Milaim Zeken" qe ta shkaterron pushimet vjetore..shkoni ku do tjeter dhe do jesh shume me i lumtur se ne Sh.

    Përgjigju
  • Ridi: 22/07/2022 13:11

    Nuk e di se perse ne duhet te shkojme me pushime ne Shqiperi ose pse te rekomandojme te tjere. Eshte shume vend fantastik, po keto "Mihalet"jane kudo ne bregdetin Shqiptar, ja vlen te merresh me to? Ku ne asnje vend tjeter nuk ndesh ne kete lloj banaliteti njerezor dhe shteti eshte inekzistent.

    Përgjigju
  • Jola: 22/07/2022 11:12

    Une shhkoj ne Greqi per pushime. Eshte me lire, me qytetari dhe ka plazhe private ku vendos peshqirin dhe cadren time. Shkoni jashte per pushime se ju del me lire dhe hallall leket se kenaqesh

    Përgjigju
    • Andia: 22/07/2022 14:42

      Ke të drejtë, këtu e ka marr ferra uratën

  • Petrit: 22/07/2022 09:28

    Shpesh here, zoteruesit e plazhit pervecse jane mizore jane edhe qesharak. Vjet nje "pronar plazhi" ne Rrjoll te Velipojes, kishte vendosur nje litar dhe kishte rrethuar ne 3 anet cadrat, sa qe i thash me ze jo te vogel nje shoku pushues ne cader: robo a kan frike qe ikni pa paguar?, apo duan qe te ju ruajn se mos ju ndodhe gje ?

    Përgjigju
  • Fshati: 22/07/2022 08:23

    Qe une nga fshati ta kuptoj mire kete pune, Mihali paguan taksat shtetit per te pasur te drejten e shfrytezimit te zones, dhe nuk lejon qe njerezit mos te paguajne. Apo shteti nuk arrin ta detyroje Mihalin te paguaj taksat dhe leh tani sa here ti jepet mundesia.

    Përgjigju
    • Boti: 22/07/2022 08:58

      Vija e ujit bashke me reren qe e prek ian publike. Nuk eshte se ke dhe te drejten e shfrytezimit te peshqvebqe jan ne uji shoku fshatar

  • Genc: 22/07/2022 08:10

    Ti ke bar oslot ne mes tiranes nuk japin fature ka 4 vjet,ca do presesh nga katunaret e gorrishtit.

    Përgjigju
  • Vasili: 22/07/2022 07:34

    Keni nje Mihal ne mes te Vlores moli ne plazh te ri qe shkon te parkosh makinen ne parkim publik dhe te dalin me sfurqe dhe ura zjarri.Bashkia e melun matufit flen gjume ne byth vetem kur te ndodhi tragjedia do kujtohen qe ka dhe Vlora Mi hale

    Përgjigju
  • Iris: 22/07/2022 01:14

    S'kane faj /MIHAL KOKEDHIMAT/kur shteti nuk reagon,kur plazhet publike permbyten nga ato private dhe nga /breg-xenesit/e paligjshem,kur shkelesit ndiqen te lire,ose arrestohen sot dhe lirohen neser.

    Përgjigju
  • emigranti: 22/07/2022 00:14

    Cna felliqen keta zorraxhinj.Skane faj se nuk kane rene me ndonje hundlesh tua bej kurrizin me te bute se barkun.

    Përgjigju
  • Perendia: 21/07/2022 22:53

    O zot cfar mekati kan ber shqiptaret qe zaptojn plazhin dy katundar injorant te lutem me thuj,,se ka arritur injoranca ne shkallen me te lart te njerezimit...

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 21/07/2022 22:47

    Ku ka plazh publik te ne, or lal. Askund. Vetem zhesllonge. Shtetit ata si pagujne gje. Kryetarve te bashkive, po. Te behet me vendim qeverie, gjysma e vijes se ujit, privat. Gjysma publike.

    Përgjigju
  • Gjyli: 21/07/2022 22:10

    Po do shtrihem do fle gjume anes detit jam romantik ky thote ngrihu se eshte toka ime.ketu te ngelet çadra ne dore as ku e ngul e as ku e hap jane private te gjithe.do kredi te vesh ne plazh.

    Përgjigju
  • Ana e malit: 21/07/2022 22:01

    Sic e kane zemren ja u ka ba zoti,rriten cmimet largun pushuesit.

    Përgjigju
  • Bagetiebujqesi: 21/07/2022 22:00

    Mire qe nuk kishin termus me vete se do ti kishin vrare! Hahah

    Përgjigju
  • Muci: 21/07/2022 21:58

    Sa te jen ne pushtet fshataret w drogaxhinjte,keto sjellje do presim.une se kuptoj kush shkon e harxhon leke akoma ne jug ke ata hajduta?!

    Përgjigju
  • Une: 21/07/2022 21:39

    Me cdo vende ne Evrope aty ku eshte plazh privat nuk mund te shtrosh peshqirin dhe ti bihesh qylit. Ka plazhe publike plot nese duan falas. Mos te ekzagjerohet kot tani, tjetri paguan taksa dhe merr leje nga bashkia plus qe te thuash te verteten plazhet private jane te mirembajtura dhe cilesore.

    Përgjigju
    • Goni: 21/07/2022 23:59

      Ske faj ti mire e mendon, faj kemi ne qe shkojme te psikopatet e jugut,

    • Emigranti: 21/07/2022 22:21

      Po jari po.! Dukesh sa jasht vebdit paske qon. Un shtrihem para resortit ktu ne itali ene sme kerko kush lek vetem nqs prek shezllonet e tyre

    • adi: 21/07/2022 22:00

      thua i paguan taksa? po he tani mos e mbro, jam dakort me ca thua, po kta tonet jane ti varesh me buke ne goje amon

  • A. N.: 21/07/2022 21:37

    Ne cdo vend te botes pjesa e perparme prane ujit/detit eshte e lire per cilindo qe deshiron te ulet apo te shtrihet me apo pa peshqir mbi rere. Edhe pak nuk do lejohemi as qe te lahemi tek pjesa e ujit qe i takon ketyre pseudo pronareve te cilet ne mungese te shtetit dhe ligjeve sillen si te duan.

    Përgjigju
    • albi: 22/07/2022 11:47

      Ine Itali,Spanje ne qofte se eshte plazh privat nuk lejohesh te shtrihesh me peshqir. Gjithcka paguhet.

  • valdrin: 21/07/2022 21:23

    A ka pushtet lokal ne jug, po polici bashkiake, po polici te rendit. O popull braktiseni jugun se jane shpellare kane privatizuar detin dhe reren nuk ke asnje leverdi te shkosh ne jug se jane hajdut te ndyre.

    Përgjigju
  • Fredi: 21/07/2022 21:16

    Zaptuesit e Dhunuesit vazhdojne te na prishin imazhin si cdo vit historia perseritet. Ne Maraci beach e njejta gje ndodh cdo dite. ORZO MARINE me pronar Eriom Trungu nje ish tatimore i arrestuar per korrupsion ka mare me qera nje ndertes pa leje tek Dhimo Maraci. Ky zoteria ka zene te gjithe plazhin me 150 cadra edhe nuk lejon askend as te kaloj se eshte prona ime thote.Ka vendosur disa horra qe bejne te fortin sepse Erion Trungu pasi i ka dhene kafen e mire Kryetarit te bashkise Himare Gjergj Goro paguan edhe policat e komisariatit Himare. ORZO MARINE zaptuesi edhe dhunuesi i plazhit Maraci Beach.

    Përgjigju
  • Toni: 21/07/2022 21:12

    te traktosh bregun e detit si prone private ......ah republike bananesh ...

    Përgjigju
  • Vin: 21/07/2022 20:52

    Po ktu ska as shtet as asgje nje mut katunari ben ligjin ne plazhin publik.

    Përgjigju
    • Aqifi: 21/07/2022 22:02

      Bejne ashtu se nuk ka shtet , edhe me keq do behet, ka mar fund cdo gje, sa per taksat nje mut paguajne ata.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

 Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet

Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet