U konsiderua si “sexgate” apo “skandali Lewinsky” kur u zbulua në vitin 1998 historia e ish Presidentit Bill Clinton me Monika Lewinsky-n, e cila në atë kohë punonte në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa tanimë rikthehet sërish në vëmendje Monika Lewinsky, emri i lidhur me Bill Clinton në periudhën e viteve 1995-1996, kur ai ishte në rolin e Presidentit.
Ish Presidneti e mohoi dhe më pas e pohoi këtë gjë. Edhe pse Republikanët vendosën ta shkarkonin Presidentin në atë kohë përpjekja e tyre dështoi dhe ai qëndroi në detyrë deri në fund të skandalit në vitin 2000.
Lewinsky sot 40 vjeçe shkruan gjithcka për revistën “Vanity Fair” mbi historinë e saj në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo shpreh keqardhjen për çfarë ndodhi dhe thotë se “presidenti përfitoi prej saj”, megjithëse ajo e përshkruan marrëdhënien e tyre si konsensuale.
“Unë, vetë, ndjej thellësisht keqardhje për atë që ndodhi mes meje dhe Presidentit Clinton”.
Ajo shkruan se ka ndjerë poshtërim dhe abuzim pas bërjes publike te skandalit, pjesërisht sepse u bë kurban për të mbrojtur presidentin.

Pasi la administratën Clinton sigurisht që rruga e saj nuk ishte dhe aq e lehtë në vazhdim, pasi historia në fjalë e përndiqte kudo. Ajo punoi si stiliste çantash dhe drejtoi një reality shoë, më pas u zhvendos në Londër për t'u diplomuar.
Ndoshta dalja e parë publike e Lewinsky-t, pas shumë vitesh lidhet edhe me garën presidenciale të vitit 2016.
Hillary Clinton, ish-Zonja e parë e SHBA mund të kandidojë për postin e Presidentit. Republikanët e kanë thene se “skandali Lewinsky” do të jetë “loja e tyre e ndershme”.
Nga ana tjetër senatori republikan, Rand Paul, që mund të jetë kandidat në zgjedhet e vitit 2016 tha se sjellja e Clinton nuk ka asnjë justifikim dhe se këtë vit “bosët nuk duhet të bien viktimë e të punësuarëve në zurat e tyre”.
Monika Lewinski pranon se thyen heshtjen pas shumeë vitesh, për t'i dhëne një kuptim të shkuarës së saj. “Duke treguar historinë time, ndoshta ndihmoj të tjerët në momentet e tyre mund te errëta”, thotë Lewinski.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com