SHBA- Një lojë e frikshme ka nisur të përhapet me shpejtësi në New York, e quajtur ‘nokaut’, ku disa persona të dhunshëm qëllojnë me grushte njerëz të zakonshëm në rrugë për argëtim. Kjo lojë, e ngjashme me goditjen finale në një ndeshje boksi ka lënë të paktën 20 persona të plagosur në SHBA, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Gjigantja britanike ka publikuar një video të një burri ku shfaqe që e godet fuqishëm me grusht në një qendër tregtare në Brooklyn. Ajo që është më e rëndë është se kjo lojë nuk po bëhet nga persona me probleme të shëndetit mendor, por nga njerëz të zemëruar, të mërzitur dhe të pacipë, të cilët e dinë se nuk do të ndiqen penalisht.

“Nuk janë vetëm të sëmurët mendorë ata që po i kryejnë këto sulme. Ka individë të zemëruar, të mërzitur dhe të pacipë, të cilët e dinë se nuk do të ndiqen penalisht” tha për New York Post oficeri në pension i NYPD, Michael Alcazar. Ai i referohet ligjeve të dobëta të lirimit me kusht të qytetit, të cilat rregullisht i lejojnë shkelësit serialë të kthehen në rrugë, duke i inkurajuar shumë prej tyre të kryejnë edhe më shumë krime.