Bulevardi i është rikthyer tashmë normalitetit të tij ku qytetarë mund të shijojnë xhirot e tyre të  pasdites bashkë me miqtë apo familjarët. Pas largimit të protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të gjitha mbetjet  të shpërndara përgjatë rrugës. Banderolat, shishe uji, letra,cigare ishte gjithçka që të shihte syri menjëherë pas përfundimit të fjalës nga kreu demokrat Lulzim Basha.

Por sapo u shpërndamë protestuesit, të gjithë punonjësit e mirëmbajtjes të Bashkisë së Tiranës u morën me pastrimin e bulevardit të ndihmuara edhe nga makinat e pastrimit që bënë larjen e bulevardit duke normalizuar situatën.

Tashmë është hapur edhe qarkullimi për automjetet duke çliruar edhe trafikun në kryeqytet.

bashkia
bashkia
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com