TIRANE-Plot 1 orë kanë biseduar në zyrën në Kuvend, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari, Ilir Meta.

Takimi i përjavshëm Rama-Meta i rikthehet kështu normalitetit.

Kryeministri Rama mbërriti rreth orës 11:00 në Kryesinë e Kuvendit dhe zhvilloi një takim me Ilir Metën ashtu sikundër cdo javë.

Takimi ne dukje u zhvillua i qetë, pavarësisht situatës që kulmoi pak ditë më parë me shkarkimin e Manjanit nga kryeministri.
 
E ndërsa sot nuk do të zhvillohet mbledhja e qeverisë, takimi Rama- Meta si gjithmonë vjen një ditë para seancës plenare, por nisur nga zhvillimet e fundit merr një tjetër kontekst, pasi nesër do të votohet shkarkimi i Manjanit dhe emërimi i ministrit të ri të Drejtësisë, Vasili.
 
Ndërsa ditën e premte do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas kërkesës së Metës për të analizuar veprimet e institucioneve për mos arrestimin e Balilit.
 
Ditët e fundit ka pasur debate mes dy partive kryesore të koalicionit PS-LSI pas akuzave të Kokës dhe Tavos ndaj policisë së shtetit, por edhe Manjanit pas shkarkimit.
 
Megjithatë Meta dje deklaroi se duhet të marrë fund historia e shashkave, ndërsa ata që kanë akuza ti drejtohen prokurorisë.

makina e kryeministrit rama
Makina e kryeministrit Rama duke u futur në kryesi