Në ‘Wembley’ të Londrës do të luhet sonte Superfinalja ose siç njihet ndryshe finalja e madhe, që përplas fituesen e Europianit dhe Kupës së Amerikës së Jugut që në këtë rast janë Italia dhe Argjentina. Një trofe që rikthehet pas shumë vitesh, i fundit në vitin 1993 kur Argjentina mposhti me penallti Danimarkën, ndërsa më herët ishte organizuar vetëm një herë me Francën që në vitin 1985 fitoi 2-0 kundër Uruguajit.
Finalja e tretë, që luhet sonte në orën 20:45, rikthen Italinë në ‘Ëembley’, aty ku 11 muaj më parë u shpall kampione Europe, ndërsa tashmë situata është krejt ndryshe, pasi ‘axurrët’ u eliminuan në kualifikuese duke humbur botërorin. Sipas trajnerit Mancini kjo ndeshja do mbylli një kapitull të kombëtares, pasi më pas do provohen lojtarë të rinj. Tashmë siç dihet janë 90 minutat e fundit për Chiellini-n, i cili largohet pas 18 vitesh, ndërsa për shkaqe dëmtimi janë të padisponueshëm Chiesa, Immobile, Berardi dhe Verrati.
Trofeu i Superfinalës peshon 8.5 kilogramë dhe është një ndërthurje e Kupës Libertadore në Amerikën e Jugut dhe UEFA-s. Gjithashtu është e ngjashme me trofeun e parë të vitit 1985, ndërsa rregulli specifik është që nuk ka shtesë. Nëse 90 minutat Itali-Argjentinë përfundon në barazim atëherë fituesi zgjidhet me penallti.
Ndërkohë te Argjentina grupi është i plotë dhe trajneri Scaloni do ta nisë në sulm me Messi-n, Martinez dhe Di Maria-n. Në këtë ndeshje ndër të tjera do ketë nderime për Diego Armando Maradonën, ish-futbollistin legjendar që zhvilloi karrierën në këto dy vende.
Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vizita e Presidentit Begaj në Kosovë, si i vlerësoni mesazhet dhe takimet që zhvilloi?
-
Të suksesshme
42.9%
-
Normale
47.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1318
Lajme të tjera
-
Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën turistes italiane, Rama: Gati për të dalë nga spitali me mbresat më të mira
17 Gusht, 17:44
-
Nesër takimi në Bruksel, Kurti i qartë: Kosova nuk tërhiqet nga reciprociteti, po zbatojmë marrëveshjen bilaterale
17 Gusht, 17:41
-
Kurti: Ushtria jonë gati për të siguruar stabilitetin, të anëtarësohemi në NATO! Stoltenberg: Neutraliteti, i rëndësishëm për të ruajtur paqen në Kosovë
17 Gusht, 17:35
-
Kurti: Me axhendë të Rusisë, Serbia po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe rajonin
17 Gusht, 17:30
-
Thatësira nxjerr në pah shkëmbin e madh te Liqeni Garda në Itali, niveli më i ulët i ujit në 15 vjet
17 Gusht, 17:11
-
Rapsodët në kishën e Kuvendit të Arbrit, koncert bamirësie për të çuar përpara restaurimin, Dom Nik Ukgjini: Këtu u tha së pari emri shqiptar
17 Gusht, 17:08
-
Tensionet/ Ushtarët e KFOR-it pozicionohen në veri të Kosovës
17 Gusht, 16:51
-
Ministrit shqiptar i vjedhin makinën zyrtare, hajduti kapet duke hyrë në Shqipëri në doganën e Qafë Morinës
17 Gusht, 16:45
-
Bie fuqia blerëse, çmimet e larta boshatisin tregun e Fierit! Flasin qytetarët: Kështu nuk jetohet! Tregtarët: Më mirë pa punë
17 Gusht, 16:37
-
Shtatori po vjen, duhet të kursejmë energjinë, Komisioni Evropian këshilla qytetarëve: Ulni ngrohjen me 1°C
17 Gusht, 16:23
-
Nis 'Festa e Birrës' në qytetin e Korçës, këtë vit do të ketë disa risi!
17 Gusht, 16:18
-
Stoltenberg- Vuçiçit: Ndërhyjmë nëse ka konflikt në Kosovë! Presidenti serb: Ata s’po respektojnë marrëveshjen! Kurti: Nuk tërhiqemi nga reciprociteti
17 Gusht, 16:11