Shkrimtari i njohur ndërkombëtarisht Ismail Kadare është vlerësuar me titullin “Nderi i Bashkisë së Fierit”, me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë ndër vite letërsisë shqipe dhe për promovimin e saj në nivelet më të larta të kulturës botërore".
Çmimi iu dorëzua në sallë e teatrit nga kryebashkiaku Armando Subashi. Gjeniu i letrave shqiptare foli i emocionuar, teksa rikthehej në qytetin e Fierit pas 30 vitesh, këtë herë si qytetar nderi.
"Jam i lumtur që jam midis jush, besojeni për shkrimtarin sado i dëgjuar të jetë, dashuria e lexuesit është e shtrenjtë, prandaj ju falenderoj nga zemra për këtë pritje kaq të bukur, të ngrohtë e kaq shqiptare", u shpreh Kadare.
Aktiviteti u zhvillua në teatrin “Bylis", ku referuan akademiku Ali Aliu, Profesori i Letersise Sadik Bejko, Klara Kodra e Majlinda Rama.
"Është në nderin tonë të presim një mysafir të veçantë që me vepren e jashtëzakonshme u bë simboli ynë më i ndritshmë", tha Rama.
Ndërsa Aliu u shpreh se "lexuesi shqiptar për herë të parë lexon në gjuhën e tij veprën e një gjeniu si Kadare". Sadik Bejko u shpreh se" Kadare është një udhëheq shpirtëror për të gjithë shkrimtarët shqiptarë që erdhen pas tij".
Referatet rreth krijimtarisë dhe karrierës së suksesshme të Kadaresë u përcollën me interpretimin brilant të aktorit të njohur Timo Flloko dhe aktorit të Teatrit "Bylis" Klajdi Marku.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
45.9%
-
Jo
52.1%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier
12 Janar, 14:49
-
Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier
12 Janar, 12:18
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Në Kukës e Kurbin pezullohet mësimi në zonat e thella
12 Janar, 08:34
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33
-
Fier/ 40-vjeçari plagoset me pistoletë nga i dashuri i gruas, rëndë në spital, sherri në sy të fëmijës 9 vjeç
10 Janar, 15:40
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
‘Krizë’ për mjekë në spitalin e Fierit! Shefi i Urgjencës: Nuk po ia dalim dot me 140 vizita në ditë, na ndihmojnë mjekët e familjes
9 Janar, 16:39
-
Lushnjë/ Kanabis, kokainë dhe eksploziv, 3 të arrestuar, një 17-vjeçar nën hetim (EMRAT)
9 Janar, 13:07
-
Ekspozohen dorëshkrime të panjohura të Ismail Kadaresë! Mes letërkëmbimeve, dhe ato me Gunter Grass e Michel Piccoli
8 Janar, 11:27
-
Fier/ Drogë, aksident, përndjekje dhe dhunë në familje, 8 persona nën hetim
7 Janar, 15:26