Rikthehet  'Peza N'Fest23' më 16 shtator. Nga lojërat për fëmijë te koncerti rock dhe muzika me DJ 

Rikthehet  'Peza N'Fest23' më 16 shtator. Nga lojërat për fëmijë te koncerti rock dhe muzika me DJ 

Tirana do të festojë 81-vjetorin e Konferencës së Pezës me një ngjarje të jashtëzakonshme, Peza N'Fest23, të organizuar në Pezë më 16 shtator. Kjo ditë-natë e mbushur me aktivitete artistiko-kulturore dhe sportive është kthyer tashmë në një traditë të dashur për të gjithë qytetarët.

Peza N'Fest23 premton të sjellë argëtim për çdo grupmoshë nga 0-100 vjeç, me një gamë të gjerë aktivitetesh që do të organizohen gjatë ngjarjes. Në këtë festë të veçantë, vizitorët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në lojërat popullore dhe sportive, të shijojnë shfaqjet artistike me këngë dhe valle, të ndjekin emocionet e një shfaqje cirku si, dhe të eksplorojnë produkte autentike të zonës në panairin e organizuar.

Një përfshirje e veçantë do të jetë performanca e bandës së ushtrisë dhe muzika e Dj-ve të njohur, që do të krijojnë atmosferën e një feste të paharrueshme. Mbrëmja rezervon koncertin e grupeve më të njohur rock dhe këngëtarëve popullorë, që cili do të mbyllë festën në mënyrën më spektakolare.

M.Q./S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor