Rikthehet plasja te kafshët në Gjirokastër, veterineri: Ju bëj thirrje barinjve të lajmërojnë

Dy vatra të reja dyshuese me sëmundjen e Antraksit apo e njohur ndryshe si sëmundja e plasjes janë konstatuar në Qarkun e Gjirokastrës. Këto raste janë hasur në fshatrat Dhëmblan të Tepelenës dhe Jergucat të Dropullit. Kanë qenë barinjtë që kanë vënë në dijeni autoritetet veterinare pas anomalive të shfaqura tek bagëtitë e  imta. Momentalisht janë marrë kampione gjaku tek këto dy vatra te reja dhe janë çuar për analiza në ISUV në Tiranë nga ku më pas në bazë të përgjigjeve, do të merren masa përkatëse.

"Kemi dy raste dyshuese. Presim konfirmimin zyrtar nëse këto dy vatra janë plasje. Në rast se rezulton se është plasje do të merren menjëherë masa dhe do vaksinojmë bagëtitë. Dua të ju bëj thirrje barinjve se nëse ju ngordhin bagëtitë të lajmërojnë menjëherë shërbimin veterinar" tha Landi Dame përgjegjës i Sektorit Veterinar në Gjirokastër.

Ndërkohë që dy muaj më parë një vatër e re e infektimit të kullotave nga bacilli i plasjes, u konstatua në fshatin Bulo të Gjirokastrës ku 11 bagëti ngordhën. Bagëtia ishte prekur nga mungesa e trajtimit me vaksina ndërkohë që i’u nënshtruan masës së karantinës. Të imtat në Gjirokastër preken shpesh nga sëmundja e plasjes si pasojë e infektimit nga bacilli i plasjes, mikrob i cili qëndron aktiv prej 40 vjetësh. Në kushtet e sotme me temperatura të larta, plasja gjen favorizim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari