Rikthehet shiu dhe dëbora, ARRSH: Ja akset me probleme në Veri dhe Jug

Rikthehet shiu dhe dëbora, ARRSH: Ja akset me probleme në Veri dhe Jug

Ditën e sotme priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të shoqëruara edhe me shtrëngata në disa raste. Sipas IGJEUM-it, në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive, ndërsa në zonat malore mbi 800 m reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha rrugët nacionale të vendit janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht. Sipas ARRSH-së, kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe zgjerimin e rrugëve, si dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur prezencë ngricash.

Ndera në rajonin Jugor qarkullimi bëhet me zinxhirë vetëm në aksin Boboshticë-Dardhë, në 2 km e fundit, për shkak të ngricave dhe për veçoritë që ka rruga. Në Rajonin Verior qarkullimi bëhet me zinxhirë vetëm në; Zall Dardhë-Reç-Draj Reç, Kryqëzim-Domaj-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit dhe Trebisht-Doganë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU