Rikthehet shiu, temperaturat do të ulen deri në 32 gradë! Meterologia: Reshjet do jenë të lokalizuara, por do të ketë rrebeshe

Duke se orëve të gjata me diell do tu vijë fundi, të paktën këtë javë. Deri të shtunën, vendi do të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut, por nuk do të jenë të mjaftueshme për të shuar vatrat e zjarrit me të cilat po përballet vendi prej disa ditësh.

Sipas meteorologes Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, Gentiana Stafa, shiu do të jetë i lokalizuar, por në disa vende do të jetë me rrebeshë

“në mesditë do të kemi reshje shiu. Kështu do të funksionojë deri ditën e shtunë. Ditën e premte dhe të shtunë do hyjnë masat e freskëta ajrore dhe do të sjellin nga 13 deri në 16 gradë dhe në orët e mesditës nga 26 deri në 32 gradë celsius. Këto reshje do të jenë të domosdoshme, pasi në zonat ku do të ketë rrebeshe do të shuajë vatrat. Ndërsa në zonat e tjera, pasi dihet që në stinën e verës reshjet goxha të lokalizuara, nuk do jetë e mundur të fiken vatrat. Në zonat juglindore të vendit. Fushëgropa e Korçës. Hera herës reshjet do të kenë karakterin lokal”, tha meteorologjia.  

Parashikimet tregojnë se fresku do të do të zgjasë jo shumë, pasi nga e diela vendi do përfshihet sërish nga masa ajrore të nxehta, normale për këtë stinë.

“Në ditën e diel dhe më tej, do rikthehet sërish vala e të nxehtit, duke sjell temperatura deri në 37 gradë celsius. Zonat që pritet të ketë më tepër reshje do jetë pjesa veri-lindore e territorit”

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vendosja e fashës 800 kWh do të sjellë kursim të energjisë?



×

Lajmi i fundit

Bekimi dhe mallkimi i demokracisë së sotme në Shqipëri

Bekimi dhe mallkimi i demokracisë së sotme në Shqipëri