“Jam duke punuar mjaft shumë në albumin tim më të ri, i cili do t’i ketë tetë këngë të reja, ku secila prej tyre ngërthen në vete një tekst përmbajtësor. Uroj që adhuruesit ta pëlqejnë këtë projekt timin”,-ka thënë Hoxha.
Për të realizuar albumin e tij më të fundit Sinan Hoxha është duke bashkëpunuar me kompozitorin Alfred Sula. Ndërkaq këngëtari pritet të realizojë edhe dy klipe, produksionin e të cilave ia ka besuar “Max Production”.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)