PRISHTINE- Dogana e Kosovës rikthen taksën prej 40 eurosh për kamionët më mallra që vijnë nga Shqipëria. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e firmave shqiptare, të cilët kanë urdhëruar drejtuesit të kamioneve që transportojnë mallra drejt Kosovës të ndalojnë në pikën kufitarë të Morinit.
Për këtë arsye dje në këtë pikë doganore, drejtuesit kamionëve kanë stacionuar mjetet e tyre në radhë duke refuzuar të futen në territorin kosovar, pasi në terminalin e Prizrenit ata duhet të paguanin edhe taksën e sipërpërmedur.
Sipas tyre taksa prej 40 eurosh është ndër më të lartat në Evroprë dhe kërkojnë heqjen e saj pasi në të kundërt do përshkallëzojnë protestat.
"Taksa është e papërballueshme për ne transportuesit sepse në asnjë vend të Europës nuk ka taksë 40 euro. Ne do të rrimë këtu derisa të gjendet një zgjidhje, përndryshe skemi ç’të bëjmë, na duhet të kthejmë mallin mbrapsht.”- thonë ata.
Nëpërmjet telefonit, disa prej drejtuesve të kamionëve, kanë thënë dje për RTK-në se është e papërballueshme dhe nëse vijon që të aplikohet, ata do të ndryshojnë itinerarin e lëvizjes së tyre, duke futur në Kosovë mallrat nga Serbia apo Maqedonia.
Kjo taksë fillimisht u hoq në shtator të vitit të kaluar pas protestave të shumta të drejtuesve të firmave që kryenin import- eksport mallrash mes dy vendeve,ndërsa këtë të shtunë u mor një vendim për rikthimin saj.
Një masë e tillë, do të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë tek të ardhurat që mblidhen nga tregtia e lirë, mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe nuk do vinte në zbatim marrëveshjet që janë nënshkruar mes qeverive të të dyja vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.
Rikthimi i kësaj procedure hedh poshtë procedurat e përshpejtuara që ishin vënë në fuqi që nga shtatori i vitit të shkuar. Disa muaj më parë kundër rritjes së tarifave doganore nga pala kosovare, reaguan eksportuesit shqiptarë dhe bizneset e Kosovës. Më shumë se 150 kompani shqiptare dhe kosovare e kundërshtuan.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
22.9%
-
Njësoj
13.9%
-
Më keq
63.2%
Vota total: 3384
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Boksierja italiane bie në gjunjë dhe qan pasi e rrahu një 'mashkull biologjik': Nuk kam ndjerë kurrë një grusht aq të fortë (VIDEO)
1 Gusht, 15:39
-
Protesta e banorëve në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, policia procedon 5 persona
1 Gusht, 15:38
-
Skandali me mikrokreditë! BSH reagon pas letrës së Begajt: S'kemi lejuar paligjshmëri! Kemi përmirësuar kuadrin rregullativ mbikëqyrës për blerjen e kredive me probleme
1 Gusht, 15:36
-
Paris 2024/ Turku 51-vjeçar trazon rrjetet sociale, i befason të gjithë me paraqitjen e pazakontë dhe fiton medaljen e argjendtë
1 Gusht, 15:24
-
Sezoni turistik! Italia ul çmimet për shkak të konkurrencës nga Shqipëria, “Corriere Della Sera”: Një shezlong kushton 10 euro në ditë
1 Gusht, 15:23
-
SPAK zbulon aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan: Kryen 6 vrasje e vjedhjen e 10 mln eurove në Rinas! Sekuestrohen 1 mln euro cash
1 Gusht, 15:17
-
Bloomberg: Rusia liron gazetarin amerikan Evan Gershkovich
1 Gusht, 15:07
-
Itali/ Traktori përmbyset dhe e zë poshtë, humb jetën fermeri shqiptar
1 Gusht, 15:06
-
AKU tërheq nga tregu djath mozzarella me datë të skaduar dhe vezë të lëngshme me salmonelë
1 Gusht, 15:00
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht, 14:45
-
Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Ekuadori në Europë! ‘Koka’ e organizatës Dritan Gjika
1 Gusht, 14:43
-
Kineastë nga mbarë bota mbërrijnë në Prizren për “Doku-Fest”, 103 filma garojnë në 8 programe
1 Gusht, 14:41