Rikthehet 'Tirana Fan Zone' për Kampionatin Evropian, Veliaj: Kohët e bukura janë rikthyer, ngrihemi më të fortë seç ishim

Pas dy viteve të vështira prej tërmetit dhe pandemisë, adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të ndjekin Kampionatin Evropian të futbollit në hapësirën e posaçme “Tirana Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”.

Nëpërmjet një ekrani gjigant të vendosur në qendër të sheshit i cili ka marrë pamjen e 'tapetit' të blertë, por edhe në shoqërinë e aktiviteteve të ndryshme, qytetarët do mund të shijojnë 30 ditët e Kampionatit Evropian në një atmosferë fantastike. Punimet e fundit para se “Tirana Fan Zone” të presë spektatorët e futbollit sot në mbrëmje u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kohët e bukura për Tiranën janë rikthyer.

“Është një ditë e bukur për Tiranën kur janë hapur të gjitha aktivitetet. Është shtuar orari dhe do të vazhdojë të shtohet edhe po i rikthehemi më në fund normalitetit. Tirana është  hapur, por është hapur edhe me aktivitetet tradicionale. Sa herë që bëhej një ndeshje e madhe futbolli, sa herë që bëhej panairi i Vitit të Ri, sa herë që kishte aktivitete që zinin sheshet dhe hapësirat tona publike, ishin kohë të bukura për Tiranën. Këto kohë të bukura janë rikthyer. Ndaj edhe do të fillojmë traditën e eventeve masive në Tiranë, sigurisht duke respektuar higjienën dhe duke respektuar distancën midis pikave të shërbimit”, tha Veliaj.

Nga data 11 qershor deri më 11 korrik qytetarët do të mund të ndjekin ndeshjet në sheshin “Skënderbej”.

“Jo vetëm do të shikojmë ndeshjet , ku secili do bëjë tifozeri për ekipin e vet të preferuar, ku do të kemi dhe shumë nga të huajt që jetojnë në Tiranë që do të na bashkohen, por mbi të gjitha për t’u bashkuar në shesh si një familje e madhe pas dy viteve shumë të vështira me tërmetet dhe pandeminë. Më në fund ngrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam për një Tiranë që e do jetën, për një Tiranë që e do të bukurën, për një Tiranë që e do sportin dhe për një Tiranë që e shijon komunitetin. Kështu që ju presim të gjithëve këtë muaj në sheshin “Skënderbej” dhe si një mënyrë për të kaluar mërzinë e muajve të vështirë dhe për t’iu rikthyer normalitetit më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Me lehtësimin e masave anticovid dhe përparimin e procesit të vaksinimit, kryeqyteti shqiptar po hapet dalëngadalë për t’iu rikthyer normalitetit dhe jetës së mëparshme.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë