Rikthim aty ku e nisa
me “Urat e shpirtit”

Në vitin 1994 do të ishte e para këngëtare që do të vinte me 10 videoklipe pjesë e albumit“Të Dua”, që edhe sot kujtohen me nostalgji. ‘Harroje harroje’, ‘Kali i Bardhë’, ‘Arapkë moj sy zezkë moj’, si dhe kënga ‘E njëjta ëndërr’ , e cila i solli kulmin e suksesit, do të ishin disa prej këngëve më të bukura të këngëtares pogradecare Ermira Babaliu. Në intervistën për suplementin THASH & THEM, Babaliu tregon se aktualisht po përfundon albumin e saj më të ri, ’Urat e shpirtit’, si dhe dy videoklpie që pritet të dalin në treg pas dy javësh. Për këngëtaren ky album është një urë lidhëse mes publikut shqiptar dhe vet asaj , por gjithashtu edhe një rikthim në karrierën e saj artistike. Albumi “urat e shpirtit përmban 8 këngë, të realizuara në Amerikë dhe në Shqipëri.


Znj Babaliu ndodheni prej kohësh në Tiranë, cila është arsyeja ?
Një nga arsyet që ndodhem në Tiranë, është sjellja për publikun e disa këngëve të reja të miat. Janë këngë me disa mesazhe që prej kohësh flinin brenda meje, si artiste por në të njëjtën kohë edhe si emigrante.
Si po shkojnë përgatitjet e albumit tuaj dhe si do të titullohet ai?
Albumin e kam titulluar “Urat e shpirtit”. Deri tani janë prodhuar gjashtë këngë por këtë javë do të shtohen edhe dy të tjera. Në të njëjtën kohë janë gati edhe dy videoklipe të reja, njëri është xhiruar në Amerikë dhe tjetri në Shqipëri, që do ti lançojë pas 2 javësh.
Pse e keni titulluar “Urat e shpirtit”?
Pavarësisht se jam larg Shqipërisë është një urë e cila qëndron në çdo minutë me mua dhe kjo urë është ajo e shpirtit. Janë pikërisht këto ura të pandashme që krijojnë lidhjen e pazgjidhshme midis njerëzve dhe shtëpisë së tyre ‘Atdhe’.
Cfarë mund të na zbuloni më tepër rreth albumit tuaj të ri?
Pesë këngët e para të albumit që janë prodhuar në Detriot janë “Dashuri Siberiane” “Let’s say ti amo”, “Mother Country leaves in me”, “E vdekur jam” dhe “Një shishe në det”.
Me kë keni bashkëpunuar për realizimin e këtyre këngëve?
Pesë këngët dhe një videoklip janë prodhuar në Amerikë dhe një falenderim special shkon për producentin e studios “Metro 37 Detroit”, Kevin Sharpe dhe bashkëortes së tij shqiptare Ani Sharpe. Dëshiroj ti falenderojë për përkushtimin që treguan për realizimin e këtyre këngëve. Nuk dua të lë pa për mendur edhe producentët e klipit tim “Dashuri Siberiane”, Scott Sprague dhe Harris Sizmic, pa lënë mënjanë edhe Greg Strejker, i cili përveç back vokaleve ndihmoi në realizimin e një pjesë të mirë të këngëve. Meqë jemi tek falenderimet dua të falenderojë gjithashtu edhe “Sebastian Production Studio” në Shqipëri, e cila në kohë rekord realizoi klipin tim “Një shishe në det”, dhe që aktualisht po punon edhe për realizimin e një tjetër videoklipi që unë dua të lançojë.
Cfarë mesazhi përcjellë kënga “Dashuri Siberiane”?
Siç u shpreha edhe më parë, unë doja të thoja diçka më tepër dhe gjeta një analogji në poezinë e Drita Çomës, të cilën dua ta quaj një ‘antem’ për dashuritë e vrara në kohën e komunizmit. Një dashuri e cila i erdhi asaj në një kohë kur nuk mund ta kishte për shkak të luftës së klasave, e cila personifikon atë c’ka ndodh me mijëra dashuri shqiptare të mbetura në mes, në këtë kohë emigracionesh dhe paradoksesh.
Prandaj dhe unë i kërkova prodhuesve të videoklipt të më pasqyronin në të burgun e shpirtit tim. Ndërsa kënga “Një shishe në det”, është një realizim interesant me një mesazh të bukur dashurie.
Tek ky album publiku do të gjej serenata korçare apo këngë pak më komerciale?
Në të dyja videoklipet që do të dalin së shpejti në treg kam eksperimentuar pak . Ndërkohë që në album do të kem edhe dy këngë autentike korçare dhe pogradecare, por që do ti sjell në një formë pak më moderne.
A keni pasur një sponsor për realizimin e albumit tuaj?
Pjesën më të madhe të tij e kam realizzuar me financat e mia, ndërkohë që një pjesë të albumit tim e ka sponsorizuar edhe biznesmeni shqiptar Agim Lumani sëbashku me bashkëshorten e tij.
Le të shkëputemi pak nga muzika. Kohët e fundit në media është folur për një rikthim tuajin në Shqipëri, por këtë herë duke lënë mënjanë muzikën dhe duke u përfshirë në politikë. Sa të vërteta janë këto thashetheme?
Jam shumë e indinjuar që abuzohet me tituj të tillë vetëm për të shitur gazetën. Por dua të shtojë se nëse ndonjëherë do të doja të kthehesha duhet unë të konfirmojë e para arsyet e kthimit dhe ku do të shkojë. Mund të ndodh edhe që të kthehemi familjarisht por aktualisht s’kemi menduar asgjë konkrete për këtë gjë.
Cfarë mund ta tërheq një artiste tek politika? Dhe nëse një ditë do të jeni pjesë e saj çfarë do të bëni ndryshe për vendin tonë?
Politika e sotme nuk më tërheq fare dhe nëse dikur do të isha diku, ku të më jepej mundësia e ndryshimit, do të ishin këndvështrimi, do të luftoja për të civilizuar mentalitetin si dhe standartin e marrdhënies së komunikimit, e cila është për tokë. (ngre zërin)
Le të rikthehemi përsëri te arti, sa ju mungon skena shqiptare, dhe a keni në plan të bëni një koncert recital në Tiranë?
Që nga viti 2005 unë jetojë vetëm me këngën në koncerte dhe party shqiptare. Audiencën shqiptare unë e kam me vete. Një koncert recital në Tiranë kushton shumë, por nëse do të gjeja një sponsor pse jo do ta bëja me qejf një koncert. Megjithatë dua të them që e kam në planet e mia.
Keni ndonjë këngëtarë të preferuar shqiptarë?
Kam…
Po të huaj?
Unë dëgjoj shumë muzikë, më pëlqen muzika që bën Rihanna, Jennifer Lopez, por sigurisht që më pëlqen së tepërmi edhe Adele.
Si është një ditë e juaja në Amerikë?
Unë jam njeri që nuk fle edhe kur s’kam punë hap punë. Çdo fundjavë jam rrotull Amerikës, por më pëlqen të merrem edhe me gjërat shtëpiake. Veç kësaj unë lexoj shumë, shpenzojë dy ose tre orë në Facebook, por njëkohësisht dëgjoj edhe muzikë. Herë pas here organizojë edhe aktivitete me shqiptarët e Detriot si nata Micigane, (të cilën e bëj prej 10 vitesh), 8 Marsin, Shën Valentinin dhe së fundmi edhe ekskursione vetëm me gra. Më pëlqen të them vazhdimisht që shtëpia ime është gjithmonë plot me miq.
Sa shpesh shkoni në qytetin tuaj të lindjes, në Pogradec?
Aq sa qëndrojë në Tiranë, aq shpesh shkojë edhe në Pogradec. Unë kam një ëndërr të bëj një art-galeri-kafe në Pogradec, ku e mendojë, plot me miq, artistë në vitet që do të vijnë.
Cili është thashethemi më i keq që keni dëgjuar për veten?
Ka shumë por më karakteristiku dhe që e dëgjojë çdo vit, është që unë jam divorcuar nga im shoq.
Po në fakt si qëndron e vërteta?
Ne nuk kemi patur kurrë probleme përkundrazi. Shpeshherë në shakat tona më Sandrin dhe Dorelën e kemi këtë thashethem në vend të ‘hurdhrës’. (qesh)
Meqë jemi në prag të festës së Shën Valentinit cfarë do ti dhuroni bashkëshortit tuaj?
Do t’ia përsërisja gjithmonë atë që ai e di tashmë, që edhe kur jam larg jam atje pranë tij.
Sa kujdeseni për pamjen tuaj?
Unë bëj të përditshmen e asaj që duhet të bëj çdo femër. Jam paksa e lodhur nga luksi i së përditshmes që unë e kam reduktuar në ‘very simply’, por pa lënë mënjanë atë që duhet të jap në skenë dhe që përkon shumë me personalitetin.
Parfumi juaj i preferuar?
Më pëlqen shumë Burberry “Weekend”
A keni frikë në jetë?
Frikë kam vetëm nga zoti dhe nga dashuria e vajzës sime.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024