Rikthim i vizave për Shqipërinë?
Fleckenstein:Jo! S’do të ndodhë!

Rikthim i vizave për Shqipërinë?<br />Fleckenstein:Jo! S’do të ndodhë!
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaron se nuk ka asnjë rrezik që të rikthehet vizat për shqiptarët.
 
Sipas eurodeputetit gjerman nuk ka asnjë diskutim për të hequr lëvizjen e lirë për shqiptarët.
 
Jo! Në rast se ne ndjekim çdo qeveri që ka çdo ministër që sjell ndonjë ide, por jo, nuk ka asnjë diskutim për të hequr lëvizjen e lirë.
 
Problemet me Holandën? Mendoj se jo,  sepse problemet që ekzistojnë, kjo qeveri i trajton, ka bashkëpunim mes policive.
 
Ka një problem për azilin me Francën dhe ka edhe një zgjidhje, por nuk shoh ndonjë rrezik për këtë. Asnjëherë s’i dihet çfarë ndodh në të ardhmen, por nuk besoj që ky të jetë rasti me Shqipërinë
” deklaroi ai për Top Channel.
 
Një raport nga autoritetet në Amsterdam për krimin shqiptar në Holandë, por edhe kërkesat për azil ne France bënë që të rikthehet frika për rikthimin e vizave, por eurodeputeti gjerman e mohon se mund të ndodhë një gjë e tillë.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025