Rikthimi i Donald Trump, Lufti Harizi në Report Tv: Në Kosovë nuk presim ndryshim! Nuk ka frikëson raporti SHBA- Serbi

Rikthimi i Donald Trump, Lufti Harizi në Report Tv: Në Kosovë nuk presim ndryshim! Nuk ka frikëson raporti SHBA- Serbi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Harizi

'Rizgjedhja e Donald Trump si presidenti i ri i SHBA, nuk pritet që të sjell ndryshim në Kosovë'.

Kështu është shprehur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Harizi, pasditen e sotme në një lidhje skype për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri, në Report Tv, me gazetarin Nertill Agalliu.

Ai u shpreh se Trump raportet me Kosovën i ka të pandryshueshme kjo sipas tij edhe për shkak të marrëveshjes për normalizimin ekonomik në 4 shtator 2020, e nënshkruar mes zv.kryeministrit të Kosovës në atë kohë, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në prani të presidentit të SHBA, Donald Trump.

‘Tani rikthimi i Trump po bënë histori në Amerikë. Por në raport më Kosovën ne nuk presim ndryshim sepse dhe Republikanët dhe demokratët kanë pasur një qasje në parimin mbipartiak. Raporti me popullin e Kosovës është i pakthyshëm dhe raport miqësor, por raportet me qeverinë Kurti janë të kushtëzuara dhe ky kushtëzim nuk vjen për shkak të deklaratave të Kurtiti, por edhe për shkak të raporteve të kushtëzuara me administratën e Biden që kjo qeveri ka pasur. Trump raportet me Kosovën i ka të pandryshueshme dhe baza do të jetë marrëveshja e 4 shtatorit 2020, ajo marrëveshja që u nënshkrua mes Hotiti dhe Trump lidhur me raportet Kosovë-Serbi”, tha ai.

Fitorja e  Donald Trump u prit me shumë ekzaltim në Beograd. Lidhur me këtë Harizi tha se raportet e SHBA me Beogradin nuk kanë pse e trembin Kosovën.

‘Po ka një ekzaltim në Beograd, administrata, e presidenti serb ka punuar shumë në lobim, grupi lobues  serbo-amerikan ka punuar këto vitet e fundit dhe flitet për 53 milionë dollarë investime në lobim. Grenell në presidencën e parë të Trump ka arritur që mes serbe dhe shqiptarëve të ndërtojë një raport besimi tek të dyja palët. Po se ca roli do të ketë asi në administratën e presidentit Trump tani do të shihet. Amerikanët kanë qenë udhëheqës në lirin e Kosovës dhe kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por ne nuk duhet të na frikësoj dhe të na bëjë xheloz ky raport i ri’, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'