TIRANË, 17 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Pas më shumë se dy muajsh pritje, Liga e Kampionëve rikthehet sot me ndeshjet e para të1/8-ve.
Sot dhe nesër do të luhen katër takimet e para të kësaj faze, javën e ardhëshme do të luhen dhe 4 katër takimet e fundit, për t'u rikthyer në Mars me ndeshjet e kthimit. Sipas shortit të hedhur nga FIFA, PSG-Chelsea dhe Shakhtar Donetsk-Bayern janë dy ndeshjet që hapin fazën e eleminimeve direkt të Ligës së Kampioneve këtë sezon.
Ne zemër të Parisit, Ibrahimoviç me shokë do të presin ushtrinë e Murinhos. Ndeshja tjetër është ajo mes Shaktar Donjeskut dhe Bajernit, ku skuadra e Guardiolas duket favorit.Të mërkurën, luhen dy sfidat e tjera, Bazel-Porto dhe Shalke-Real Madrid, ku "Los Blancos"nuk pritet të kenë probleme. Ndërsa java tjetër rezervon dy super-sfida, Manchester City-Barcelona dhe Juventus-Dortmund, si dhe sfidat mes Arsenal-Monaco dhe Leverkusen-Atletico Madrid.
Sot:
PSG-Chelsea
Shaktar Donesk-Bajern MynihNesër:
Bazel-Porto
Shalke-Real MadridDt 24.02.2015
Juventus-Dortmund
Arsenal MonakoDt 25.02.2015
Manchester City-Barcelona
Leverkusen-Atletiko Madrid