Rikthimi i Kiarës në Big Brother VIP, Luizi: Më ra në sy ndryshimi i sjelljes së saj, mendova mos ishte ndonjë lojë

Rikthimi i Kiarës në Big Brother VIP, Luizi: Më ra në sy ndryshimi i sjelljes së saj, mendova mos ishte ndonjë lojë

Kiara Tito, Luiz Ejlli

Mbrëmjen e djeshme në post Big Brother, pati një rikthim të momenteve dhe debateve kulminante të spaktaklit që theu rekorde shikueshmërie. Një prej këtyre momenteve ishte rikthimi i Kiarës në shtëpi e cila ndryshe nga hera e parë që ishte e ngurtë në raport me Luizin, jo vetëm që u afrua më shumë me të por nisi lojën me banorët e tjerë.

Duke folur për rikthimin e saj dhe ndryshimin në sjellje, Kiara tha se donte të rregullonte gabimet e bëra herën e parë për shkak të presionit dhe sepse ishte e bindur se sjellja e saj do të komentohej shumë nga jashtë.

“Unë si natyrë jam e tërhequr, ama kur bie Brenda jam kokë e këmbë. Gjithmonë i vë barriera vetes se I frikësohem gjërave që do vijnë. Është pjesë e natyrës sime. Për pjesën e rikthimit kam dashur të rregulloj disa nga gabimet e mia që aty Brenda për shkak të presioneit mund të kem reaguar keq. Sido të hyja unë, prap do komentohesha me lupë. Nuk besoj se kam bërë ndonjë gabim për të mërzitur kaq shumë njerëzit”- tha Kiara.

Nga ana tjetër, Luizi poroi se edhe aty i bëri shumë përshtypje sjellja e Kiarës por sipas tij, ajo u tregua më e afërt pasi mori konfirmimin nga prindërit e saj.

“Rikthimi i saj, për hir të vërtetës, më ra edhe mua në sy sjellja e saj. Ishte shumë e sigurtë, ishte e vendosur. Unë prita pak se thash mos është ndonjë lojë e saj se kjo ka dal jashtë, Kjo ka dalë jashtë ka pasur një martesë me mua Brenda, kishim Shën Valentinin që e përforcoi. Kjo vajzë ka një familje jashtë. Kiara e kishte me siklet, më thoshte dua të takoj një nga familjarët e mia. Doli jashtë, mori konfirmimin nga familja”- tha Luizi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë