TIRANË, 21 Dhjetor/ATSH/.- Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan, i mandatuar nga grupimi i së djathtës në Parlamentin Europian, pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Tiranë, në kuadër të përpjekjeve të faktorit ndërkombëtar për të ndërmjetësur për rikthimin e opozitës në Kuvend, pak ditë para mbylljes së sesionit parlamentar.
Një njohës i mirë i realitetit politik shqiptar, z. Kukan, që për disa vite rresht ka drejtuar delegacionin e PE-së për Shqipërinë, pason në vizitën e tij ndërmjetësuesin tjetër, europarlamentarin Knut Fleckenstain, zv/president i grupimit të majtë në PE. Ky i fundit, pas takimeve në Tiranë me autoritetet më të larta të vendit, si dhe me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, u shpreh optimist për rikthimin këtë javë në parlament, të opozitës.
Mediat sot raportojnë se takimet në Tiranë të europarlamentarit Kukan do të jenë vendimtare për arritjen e një marrëveshje mazhorancë-opozitë në mënyrë që t'i jepet fund krizës politike disa mujore. Pikat kryesore të kësaj marrëveshje konsistojnë në zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe në hartimin e një ligji për 'dekriminalizimin e parlamentit'.
Axhenda e vizitës së Kukan nis të hënën me takimin me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për të vijuar më pas me takimet me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta./a.s/
/Shqiptarja.com