Rikthimi i vizave? rregulli i BE:
Holanda nuk vendos e vetme

Rikthimi i vizave? rregulli i BE:<br />Holanda nuk vendos e vetme
Lajmi i publikuar në mediat holandeze për rikthimin e sistemit të vizave për Shqipërinë, ka ngjallur mjaft debat dhe diskutim.
 
Një ditë më parë drejtoresha e emigracionit në Shqipëri tha se nuk kishte informacion dhe as ankesa nga pala holandeze.
 
Raporti i përgatitur nga Holanda thotë se kërkojnë rikthimin e vizave për shkak të numri të madh të azilkërkuesve dhe përfshirja në krime e emigrantëve shqiptarë.
 
Rregullorja përcakton qartë se asnjë shtet nuk mund të vendosë individualisht për rikthimin e vizave.
 
Kriter penalizues është kur numri i azilkërkuesve është i madh dhe kur shteti prej nga vijnë këto kërkesa nuk bashkëpunon për riatdhesimet e azilkërkuesve.
 
Kjo gjë nuk ka ndodhur me Shqipërinë, ku në mënyrë të vazhdueshme riatdhesohen persona që kërkojnë azil pa plotësuar kriteret.
 
Kur shteti nuk bashkëpunon, i lihet një afat 6 mujor për të reflektuar, edhe në rastet kur ka sërish bashkëpunim atëherë mund të ketë penalizime.
 
Pra pas paraqitjes së raportit me ankesa nga ana e autoriteteve holandeze, parlamenti dhe Komisioni Europian duhet të monitorojnë nëse përmbushen kriteret dhe nëse respektohen të drejtat e njeriut.
 
Sipas rregullores, kërkesa për rikthimin e regjimit të vizave kërkon votë unanime nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian, pra kurrsesi nuk mund të vendosë një vend anëtar i vetëm siç është Holanda.
 
vizat be
(Rregullorja e BE - së për regjimin e vizave)

Redaksia Online
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë