Rikthimi në shtëpi i piktorëve shqiptarë të ‘900-s që studiuan në akademitë italiane

Rikthimi në shtëpi i piktorëve shqiptarë të ‘900-s që studiuan në akademitë italiane

Piktura të artistëve shqiptarë që studiuan në Itali

Ekspozita "Vizion  Kufijsh".  Artistët shqiptarë në Akademitë Italiane në gjysmën e parë të shekullit të XX", që do të përurohet këtë javë pranë Rezidencës së Italisë,  përmbledh disa vepra të rëndësishme të përzgjedhura nga piktorë shqiptarë të cilët në rininë e tyre studiuan në akademitë italiane: janë piktorë që zënë një vend të rëndësishëm në pikturën shqiptare të shekullit të nëntëmbëdhjetë, shumë prej veprave të të cilëve u ekspozuan në muzetë më prestigjioze të Vendit.

Kjo ekspozitë së pari është një nderim për talentin artistik dhe forcën morale të njerëzve të cilët, të izoluar në Shqipërinë e Enver Hoxhës, u detyruan të bënin një zgjedhje ekstreme midis heqjes së lirisë së shprehjes dhe mërgimit. Ashtu siç shkruan në katalog Ylli Drishti, vetëm një pjesë e vogël zgjodhi arratisjen për të zhvilluar karrierën artistike dhe jetën në Itali. Shumica qëndroi, luftoi me sukses për të qenë në gjendje të shprehte veten pavarësisht kufizimeve ideologjike të imponuara nga regjimi. Të dyja palët bënë një zgjedhje të guximshme.

Piktura të artistëve shqiptarë që studiuan në Itali

Gjuha artistike, kultura, peizazhet italiane të mbledhura nga penelatat e piktorëve të ekspozuar në këtë ekspozitë nuk humbën gjatë kthimit në Shqipëri, ndonëse regjimi vendosi kufizime të rënda ndaj shprehjes artistike. Ekspozimi i këtyre veprave në Rezidencën e Italisë në Tiranë është pra një vlerësim pas vdekjes së guximit të tyre, si dhe të kontributit që ka dhënë përvoja e tyre njerëzore dhe artistike, në vitet kur një perde e hekurt ndau dy brigjet e Adriatikut , për të zbuluar nëpërmjet saj një fill, një lidhje të butë që në atë kohë nuk mund të spikaste haptazi, por që sot mund ta çmojmë qartësisht.

Ekspozita është pjesë e një projektit më të gjerë që Ambasada Italiane në Tiranë po kryen për rindërtimin e atyre lidhjeve midis Italisë dhe Shqipërisë që - gjatë viteve të Luftës së Ftohtë - dukeshin të ngrira, por që në realitet ishin ftohur nga një imponim i jashtëm që megjithatë nuk arriti të thyente afërsinë shumë të ngushtë kulturore midis dy Vendeve tona. Ideja që secila prej pikturave të ekspozuara në Rezidencë përmbledh përvojën dhe intimitetin e artistëve të formuar  në Itali, besoj të jetë një kontribut i mëtejshëm në rindërtimin e historisë dhe kulturës sonë të përbashkët.

Ekspozita e çelur nga ambasada italiane në Tiranë

Së fundi,  kjo ekspozitë është një kthim i dyfishtë në shtëpi për ata të cilët, pasi u kthyen nga Italia, dhanë mësim për shumë vite në liceun artistik Jordan Misja, pikërisht  përballë Rezidencës së Italisë, ndërtesë që sot strehon disa nga pikturat e tyre dhe që përfaqëson një copë të vogël të atij Vendi ku atyre nuk u lejua kurrë të ktheheshin, por që për disa javë i mirëpret.

Dëshiroj të falënderoj Artan Shabanin, drejtorin dhe frymëzuesin e projektit artistik, Ylli Drishtin, autorin e teksteve dhe koleksionistët privatë që me bujari kanë vënë në dispozicion veprat. Vepra që kam kënaqësinë t’ia tregoj publikut që do të ketë dëshirë t’i shohë ne Rezidencë si dhe studentëve që do të priten gjatë vizitave të organizuara.  
                                           
*Ambasadori i Italisë në Tiranë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja