Pas disa javësh me probleme më në fund vjen edhe një lajm shumë i mirë për ekipin e Tiranës. Elis Bakaj i është rikthyer stërvitjes me skuadrën. Një muaj mungese për shkak të dëmtimit në ndeshjen me Skënderbeun është lënë pas nga mesfushori pas ekzaminimeve në Shqipëri dhe në Gjermani.

Bakaj dëmtoi gjurin. Sulmuesi ka nisur të martën stërvitjen me skuadrën dhe pritet që në fundjavë të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë nga minuta e parë.


d.b/shqiptarja.com