Kryeministri Edi Rama thotë se programi “Rilindja Urbane 2.0” nuk është vetëm ndërtim infrastrukture, por të ndërtojnë cilësi sipas standardeve të BE. Rama u tha kryebashkiakëve se nuk mund të lejohet që çështja e anëtarësimit të banalizohet.
“Nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit të banalizohet dhe ta ndejnë si një çështje që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme. Sepse është e pavërtetë. Prandaj bërja e prekshme e përfitimeve të këtij procesi është detyrë e përbashkët e të gjithëve ne. Është proces historik për 1 mijë arsye, por është proces historik edhe për ekonominë e kujtdo. Falë anëtarësimit në BE, Shqipëria e pas 10 viteve do jetë Europa e të rejave dhe të rinjve. Por nuk mund ta bëmë në rrezik këtë proces dhe nuk mund të lejojmë që një narrativë, sikur kjo është propagandë të kanalizojë energji negative ndaj procesit. Europa është standardi që kërkohet. Rilindja 2.0 është të ndërtojmë cilësi, jo vetëm infrastrukturë, cilësi jete, bashkëjetese. Nuk është të ndërtojmë më tej qytetin, por të ndërtojmë më tej komunitetin. Nuk është hajde të ndërtojmë rrugë të tjera, por të ndërtojmë lidhje dhe të krijojmë ndërlidhje, mobiliet të brendshëm dhe jo thjesht parqe dhe sheshe por marrëdhënie. Jo vetëm ekonomi, por mirëqenie.
Ajo që ne kemi detyrë kombëtare, është që mos të lejojmë që marrëzia e zgjidhjeve magjike të fitojë terren, se pastaj gjithçka kemi ndërtuar do shkojë me kokë poshtë, jo për ne, por për të nesërmen. Jo BE, por kthim pas dramatik, para se të jetë vonë për ata që besojnë te këto lloj ilaçesh çudibërëse ne duhet të vrapojmë më shpejt”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Nga muzetë, transporti te bujqësia, 1.5 mld euro për ‘Rilindjen Urbane 2.0’! Rama: Nxorëm qytetet nga mjerimi, tani standardi është Europa










