I shoqëruar nga kryebashkiakët përkatës, por edhe nga deputeti i zonës Erjon Braçe por edhe nga ministrja e Arsimit LIndita Nikolla, ministri i financave Arben Ahmetaj dhe ai i Bujqësisë Niko Peleshi, Rama përfitoi nga nisja e aksionit 6-mujor të pastrimit të Shqipëirsë për të vizituar edhe shkollat në fjalë.
Fotot e mëposhtme tregojnë transformimin e tyre.
Në mënyrë te veçantë bien në sy ngjyrat e palestrës së re të shkollës në Lushnje, shumë të ngjashme me ngjyrat e ndezura të pikturave personale të kryeministrit, dhe të përdorura në posetrat dhe sloganet e fushatava elektorale të Partisë Socialiste në të kaluarën.
Pak kohë më parë u diskutua shumë fakti që kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi i kishte kushtuar një pikturë Ramës si basketbollist brenda palestrës së një gjimnazi të këtij qyteti.
Por duket se lidhja e Ramës me ngjyrat dhe pikturat e projektit të Rilindjes urbane apo arsimore, vazhdon të jetë e ngushtë.
[gallery]24862[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

FOTO









