"Rilindja", Risia e Ramës:
Byro Kombëtare të Hetimit

Byro Kombëtare të Hetimit">
TIRANE - Kryesocialisti Edi Rama prezantoi dje në emisionin “Opinion” programin e Rilindjes Kombëtare, i cili bazohet në 4 shtyllat kryesore, ekonominë, rendin publik, shëndetësinë si dhe arsimin. Të ftuar për të shpalosur pjesë pjesë këtë program ishin dhe deputetët Sajmir Tahiri, Eglantina Gjermeni si dhe kandidatët për deputet Ilir Beqja dhe Shkëlqim Cani.
 
Cilat janë themelet, mbi të cilat do të qeverisë PS?
Zgjedhja e 23 qershori është një zgjedhje mes dikujt e dikutj tjetër, por është një zgjedhje mes dy rrugëve një rrënim e një rilindje, një rruge që është mes papunësisë dhe një që është punësim real, një rruge që është taksim i ndershëm dhe një rruge që i mbyt me taksa të gjithë.

Ky është një program i majtë?
Jo, ky është një program pragmatik i një qendre të majtë të shekullit 21. Ky është një program, një dokument të frymëzuar nga burimi i kthjellët i laburistëve të rinj.

Duket sikur nga ky program pas një faqe na duhet të nxjerrim nga një pus nafte për realizimin e tij, aq shumë para kërkohen. Për taksat në çdo faqe flitet se do ulim ato dhe në asnjë pikë të tij nuk ka të treguar se nga do merren paratë për të rimburusuar këto ulje.
Prandaj kemi ardhur këtu. Nuk është e sigurt që duhet nga një pus nafte. Shqipëria ka aq shumë puse nafte sa mund të shkruheshin edhe 100 faqe më shumë se këto. Programi jonë është i shkruar me vëmendje për të mos qenë një pamfletë elektoral.

Për sigurinë dhe rendin?
Ne do ndërtojmë Byronë Kombëtare të Hetimit. I referohemi të njëjtës angjensi si është në Britaninë e Madhe.

Ka më shunë shance që këtë e keni faqosur bukur me foto të bukura, po për qartësi s`ka gjë. Hetuesia e Përgjithshme është hequr nga funksioni jonë. Kjo ka kaluar në funksion të Prokurorisë...
Mos u kap në replikën time dhe më ler të shpjegoj.

Kjo që thotë ky është rikthimi i Hetuesisë. Ky funksion i është dhënë prokurorisë. Është policia gjyqësore.
Unë kam ardhur për të prezantuar programin, nëse ju e dini vazhdoni ju. Nëse ju keni program tjetër paraqiteni. Nuk kam kohë për të humbur. Po krijoni vetëm alergji te publiku. Byroja Kombëtare e Hetimit është një institucion i kërkuar në mënyrë të përsëritur nga gjithë asistenca e specialistë ndërkombëtarë në Shqipëri. Për të bashkuar një sërë shërbimesh që janë të ndara, në këtë strukturë do të organizohen të gjitha shërbimet që janë pa koordinime dhe nuk janë në funksion të policisë. Flasim për fakte dhe prova. Këto do të shqyrtohen nga kjo strukturë që do të garantojë një mirëfunksionim të brendshëm dhe do të garantojë koordinim të brendshëm.

Sa % e Policisë së Shtetit bën militantët në pushtet?
Është krijuar një ide që të gjithë ata që janë në punë janë militantë. Kjo s`është e vërtetë. Sot është fakt i ditur që marrja në polici e njerëzve është me lëk. Nuk ka nevojë për spekulime me përqindje. Ne nuk do bëjmë shpikje, por do sjellim këtu Europën. Do bëjmë marrjen e rekrutimin në punë me kritere dhe mënyrë trasparente, ku rëndësi do ketë dhe shpërblimi i tyre.

Byroja është e rrezikshme. Kush e kërkoi Byronë e Hetimore nga ndërkombëtarët?
Të gjithë partnerët ndërkombëtarë në këtë fushë. Të gjitha janë të shpartalluara. Ndaj duhet risi.

E thashë, shikoje mos e ke ndikimin Enverist...
Do ta shpjegoj unë se sa lidhje ka me Theçerin dhe me komunistët, se e keni këtu ju atë. Mësohuni të silleni me njerëzit që janë këtu.

Ajo që tha Çili, a është kjo një reformë....
Ajo që tha Çili është një budallallëk që ka brirët e Saliut.

Meqë e keni prioritet rendin dhe krimin, a jeni të sigurt dhe a keni bërë verifikime që brenda grupit tuaj parlamentar ka persona me precedent penal?
 Për pyetjen e parë kemi kërkuar dhe kemi marrë dëshmitë e penalitetit nga të gjithë ata që janë në skuadrën e Rilindjes. Së dyti për arritjen e PD-së, në vitet e para u shpreh një vullnet për të mos i hapur një rrugë krimit, por ai vullnet filloi dhe mbaroi në atë vit. U ndërtua një çetë që u ç`thur dhe nga rrënimi në rrënim, jemi në pikën më të ulët që është gjendur ndonjëherë në historinë e saj policia.

Nëse fitoni do merrni Ministrinë e Brendshme a njihni ndonjë arritje në 8 vite të PD-së?
Në vitin e parë të qeverisjes, në të parin fare u shpreh një vullnet për t`i hapur rrugë krimit, por ai vullnet filloi dhe mbaroi aty. U realizuan disa goditje të lavdërueshme. Po nuk u ndërtua një goditje institucionale, por u ndërtua një çetë që e ka sjellë rendin në rrënim.

Supozojmë se bëhet një protestë e ngajshme me 21 janarit. Si do ta zgjidhte policia e rendit këtë situatë? Cila është qasja juaj në qeverisjen e ardhshme në lidhje me demonstratat?
Ato raportet e brendshme ishin të fabrikuara për të justifikuar dhunën që u bë. Nëse ato raporte do kishin të vërteta do ishte gjetur një armë në bulevard. Me atë dëmtim që u është bërë demonstruesve dhe me gjithë ato arrestime një copë revole do ishte gjetur. Nga ana tjetër, pas diskutimeve të gjera ajo që ndodhi atë ditë ishte mu ashtu siç ma panë edhe mua sytë, ngutje e policisë që shthuri turmën dhe gjithçka shkoi në kaos.

Dëgjova se spitalet do shndërrohen si ndërmarrje, këto do financohen nga buxheti i shtetit?
E kemi në programin tonë që shërbimi shëndetësor do të reformohet. Mjafton të përmendim shembullin e shërbimit anglez.

Shërbimi i shëndetësor anglez është dizastër
Si? Po ju jeni shëmbëlltyra ekselente e injorancës që bën argumentin. Si mund të thuash që është dizatër shërbimi shëndetësor në Angli?

Po e di çfarë ka thënë qeveria angleze që shërbimi shëndetësor dhe arsimor janë hallkat më të dobëta.
Po, po vazhdoni, se këta janë pas Gjermanisë më të zhvilluar.
Marrë me shkurtime nga “Opinion”

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin

Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin