Sot po vërehet rimëkëmbja e aleancës së dikurshme trekëndore Rusi-Kinë-Shqipëri. Vizita e nëntorit 2010 e nënkryetares së PDSH-së Jozefina Topalli në Rusi u reklamua si veprimtari partiake nga partia konservatore e Putinit “Rusia e Bashkuar”.

Po ashtu është institucionalizuar bashkëpunimi mes PDSH-së dhe Partisë Komuniste së Kinës.Ky rikthim në aleancën e para-vitit 1960 është planifikuar nga operacionet sekrete dezinformuese afatgjata të shërbimeve sekrete të këtyre vendeve komuniste nën drejtimin e KGB-së.

Ata u “përçanë” qëllimisht, në mënyrë të rreme, në vitet 1961 e më tej. Kështu mendon një ish-major i KGB-së, Anatoli Golicin i departamentit të operacioneve dezinformuese.

Në vitin 1984, në librin “Gënjeshtra të reja në vend të atyre të vjetra” dhe në atë “Mashtrimi i perestrojkës” të botuar në vitin 1991, Golicini parashikon rimëkëmbjen e aleancave të vjetra komuniste, të “konservuara” për të gjetur një Kohë Iks.

Në Shqipëri, në stërvitjet ushtarake me rezervistë, flitej dhe për organikat e “Kohës së Veçantë”, kur në Shqipëri mund të vendosej kapitalizmi. Ministra, sekretarë të parë, kryetarë komitetesh ekzekutive, drejtorë policie dhe sigurimi etj. në këtë “Kohë të Veçantë” do të ishin njerëz të tjerë, të panjohur, nipa dhe stërnipa “antikomunistë”, “të djathtë”, “ballistë”, “monarkistë”, “ish-pronarë”.

Putini ribëhet President. Po kështu dhe Sali Berisha premton të jetë në politikë sa të ketë frymë. Ringjallja e komunizmit po bëhet fakt i kryer. A mund ta lëvizë sigurimi “i reformuar” Berishën dhe ta zëvendësojë, dhe kundrejt mosdashjes së kryeministrit, me një sozi të Enver Hoxhës?