Rimëkëmbje Energjetike, fjala e plotë e Ardian Celës


I nderuar Z. Kryeminister,
Të nderuar Ministra,
Të nderuar pjesëmarrës,
 
Përpara se t’ju prezantoj rezultatet e arritura nga kompania për këtë tre-mujor të parë të vitit, më lejoni të shpreh një falënderim për të gjithë qytetarët shqiptarë që e mbështetën dhe konsoliduan kulturën e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.
 
Një falënderim padyshim shkon edhe për ekipin e OSHEE-së në të gjithë vendin për punën dhe angazhimin në shërbim të rimëkëmbjes energjitike. Arritjet janë rezultat edhe i një mbështetjeje të fortë të qeverisë përmes strukturave të saj në qendër dhe terren.
 
Kam kënaqësinë t’ju informoj se treguesit financiarë për tremujorin e parë të vitit 2015 paraqiten pozitiv në raport me të njëjtën periudhë të dy viteve më parë por, edhe në raport me targetet e vendosura në konsultim me qeverinë dhe Bankën Botërore.
 
Sa i përket treguesit të arkëtimeve, për një periudhë 4 mujore, nga momenti i nisjes së aksioneve të OSHEE dhe procesit të aplikimit të skemës lehtësuese -  e deri më 31 mars kemi arkëtuar afro 27 miliardë lekë. Mjafton të përmend, se në 3-mujorin e parë, kemi arkëtuar mbi 19 miliardë lekë, shifër kjo e barazvlefshme me gjysmën e arkëtimeve të realizuara gjatë gjithë vitit 2013.
 
Niveli i arkëtueshmërisë së faturës koherente për abonentet familjarë ka arritur 83% dhe për konsumatorët privat është në nivelin 86% për të njëjtin hark kohor. Vitet e mëparshme, nivelet e arkëtueshmërise varionin 61- 63% të faturës koherente,  e cila në vetvete ishte shumë e ulet si pasojë e humbjeve.
 
Shifra prej 53.4 miliardë lekë e vendosur si target për tu arritur deri në fund të vitit do të jetë mëse e realizueshme, madje jemi optimist që do të tejkalohet.
 
Këto të dhëna janë rezultat edhe i skemave lehtësuese të aplikuara për katër muaj, kur debitorëve familjarë iu dha mundësia të paguanin me këste borxhin ndaj OSHEE, ose të paguanin atë në total duke perfituar reduktimin prej 80% te kamatvonesës.
 
Që prej 4 dhjetorit në 31 Mars u lidhën 297 mijë aktmarrëveshje mes familjeve debitore dhe OSHEE. Muaji shkurt shënon numrin më të lartë, prej më shumë se 103 mijë aktmarrëveshje. Kompania shtyu afatin edhe gjatë muajit Mars për t’ju dhënë mundësi debitorëve që të përfitonin sa më shumë nga këto skema dhe gjatë këtij muaji u lidhën afro 54 mijë aktmarrëveshje. 
 
Nga totali i aktmarrëveshjeve të lidhura, 177,692 abonentë debitorë janë përfitues të uljes me 80% të kamatëvonesës pasi paguan të gjithë detyrimin.
 
21,738 abonentë (familje) i përkasin skemës me ndihmë ekonomike dhe pjesa e mbetur prej rreth 115 mijë kontratash janë abonentët familjarë të cilët kanë lidhur akt-marrveshje dhe janë duke paguar me këste detyrimet e tyre.
 
Vlera nën akt-marrëveshje të lidhura është 50.4 miliardë lekë, ndërsa janë paguar deri tani 6.5 miliardë lekë.
 
Këta abonentë duhet të respektojnë afatet e pagesës së këstit të radhës si dhe të faturës koherente. Në rast të kundërt, dalin automatikisht  nga skema dhe futen në listën e debitorëve, ndaj të cilave shoqëria zbaton masa të tjera. Dalja nga skema lehtësuese e pagesës me këste është një penalizim i fortë, pasi nuk ke të drejtë të rifutesh.
 
OSHEE ka hyrë në marrëveshje edhe me sektorin privat. Prej fillimit të muajit mars, u kemi dhënë të drejtën abonentëve jo familjarë që të hyjnë në akt- marrëveshje me kompaninë për të paguar me këste detyrimin ndaj operatorit.
Sot që flasim, deklaroj me kënaqësi se janë lidhur mbi 5 mijë aktmarrëveshje me biznesin, me vlerë nën akt-marrëveshje rreth 1 miliard lekë.
Kërkesat janë në rritje dhe ne presim shtim të numrit të kontratave me abonentët privat, pasi edhe skema e ofruar nga ne shtrihet deri më 2017-n, periudhë kur pritet të kemi liberalizim të plotë të tregut.
 
OSHEE ndërmori në politikë liberalizimi të shërbimit të ofruar për pagesën e energjisë. Jemi të pranishëm në 655 pika në të gjithë vendin, pasi kemi lidhur marrëveshje me shoqëritë e transfertave të parave, me kompanitë e  ofrimit të shërbimeve online, me karta bankare, edhe nga celulari, madje kemi bërë të mundur  që fatura e dritave të paguhet edhe në dyqanin pranë shtëpisë si dhe në qendra tregtare.
 
Janë kryer  64 mijë pagesa në total të realizuara nëpërmjet kanaleve alternative  të përmendura më sipër, që kapin vlerën mbi 188 milionë lekë.
 
Përpjekjet tona të vazhdueshme dhe të policisë së shtetit, për vënien para përgjegjesisë ligjore të të gjithë abuzuesve me energjinë elektrike kanë dhënë efektin e tyre të pakthyeshem drejt normalizimit të situatës edhe për sa i takon humbjeve.
 
Këto përpjekje dhe masa të ndërmarra në këtë drejtim kanë sjellë një reduktim drastik të humbjeve. Në Janar ato arritën në 36,68%, në Shkurt u ulën në 31.8% dhe Muaji Mars u mbyll me 32.89%. 
 
Në secilin prej këtyre tre muajve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 dhe 2013, ulja është mbi 10%. 
 
Këto të dhëna na forcojnë bindjen se  rruga që kemi zgjedhur është e duhura drejt nxjerrjes së sektorit nga terri ku ishte zhytur.
 
Ne drejtim te iniciativave te marra per uljen e humbjeve dua te permend dhe projektin e studiuar dhe testuar me ndihmen e USAID per caktimin e personave pergjegjes per cdo fider furnizimi. Ky projekt nisi fillimisht ne 3 fidera dhe tashme eshte shtrire ne menyre te sukseshme ne 65 fidera ne gjithe Shqiperine. Brenda muajt Prill, projekti do te shtrihet ne te gjithe Fiderat e tre Agjensive te tjera dhe brenda vitit do te zbatohet ne te gjithe vendin. Me ane te ketij projekti synojme uljen e humbjeve jo-teknike dhe teknike ne te gjithe fiderat e vendit, duke ngarkuar me pergjegjesi direkte te gjithe punonjesit e terrenit.
 
 
Falë punës së kryer në terren për uljen e humbjeve, kompania ka importuar më pak energji, duke kursyer afro 30 milionë dollarë. Kjo është një shifër e konsiderueshme po të mendosh që më parë këto para shkonin për të blerë energji dhe jo për të kryer investime.
 
Sot ne importojmë më pak pasi kemi ulur humbjet, kemi një nivel më të lartë konkurrueshmërie në procedurat e importit pasi kemi dyfishuar numrin e kompanive që marrin pjesë në procesin e blerjes së energjisë. Për rrjedhojë, sot ne e blejmë energjinë 10 – 15 euro/megavat më lirë.
 
Për të qenë më fleksibël dhe operacionalë ndryshuam mënyrën e organizimit të procedurave të blerjes së energjisë si rrjedhojë e ekzistences së marreveshjes midis KESH dhe OSHEE.
 
Procedurat po organizohen me bazë 10 ditore. Kjo mënyrë organizimi bëri të mundur që në rastin kur situata hidrologjike e KESH të jetë e favorshme, OSHEE të mos blejë nga importi për mbulimin e humbjeve, por të furnizohet nga prodhuesi publik me çmim të njëjtë me atë të bursës Hungareze. Për 21 ditë të aplikimit të kësaj marrëveshje kemi një kursim rreth 2.3 milionë Euro për OSHEE.
 
Është e natyrshme që vëmëndja do të përqëndrohet tek vizioni: Çfarë synojmë të arrijmë?!
 
OSHEE e ka tanimë një plan të qartë për investimet e para në kompani. Vetëm për vitin 2015 kemi programuar 5.8 miliard lekë investime. Kanë nisur procedurat e para të prokurimeve dhe projektet të cilat do të nisin shumë shpejt.
 
Investimet do te perqendrohen kryesisht ne zonat qe kane konsumin me te larte te energjise dhe ku humbjet jane njekohesisht me te larta, si ne Tirane, Durres, Shkoder, Fier, Vlore etj
 
Më konkretisht, do tw investojmw 991 milionë lekë në Ndërtim Nënstacionesh, 2.73 miliardë lekë në ndërtim rrjeti TM dhe Kabina transformimi, 820 milionë lekë në Ndërtim rrjet TU ABC, 711 milionë lekë në sistemin e Matjes dhe 600 milionë lekë në fushën e IT.

 
 
Investimet njekohesisht do te kene edhe karakter strategjik, sic jane ato ne zonen turistike.
Me konkretisht ne Sarande do te investohet nga Turizmi ne dretim te Kanalit te Cukes, zgjerim i rrjetit 20 Kv. Ne Vlore do te ndertohen dy Nen-Stacione te reja: ne Orikum dhe ne Himare, si dhe do te shtrohet rrjeti 20 kv, keto investime behen ne bashkepunim me KFW.
Investim tjeter eshte ai zgjerimit te rrjetit 20 kv Himare – Orikum dhe Orikum – Rradhime me fondet e Bankes Boterore.
Ne Golem te kavajes do te Ri-Konstruktohet NS Golemit dhe ne Shkoder dhe Lezhe do te rikonstruktohen disa Nën/stacione.
 
Investime nuk do te mungojne as ne qytetet te cilat jane paguese te rregullt te energjise elektrike, si Gjirokastra ku do te ndertohet Nen Stacioni i ri apo dhe Korça, ku do te permisiohet cilesia e furnizimit ne zonen Industriale dhe ne Qytet.
 
55 mijë abonentë do të preken direkt nga këto investime dhe do të jenë edhe përfituesit e një shërbimi cilësor të furnizimit me energji elektrike.
 
Keto Investime do te kene nje impakt deri ne nje reduktim te humbjeve teknike dhe jo – teknike ne masen 4%.
 
Në përfundim, dua të ndalem te shërbimet, dhe pikërisht te Kujdesi ndaj Klientit, i cili konsiderohet “thembra e Akilit”.
 
Ne rradhe te pare dua tju ve ne dijeni se ne tre-mujorin e fundit te 2014, kemi trajtuar 1936 ankesa dhe se ne tre mujorin e pare 2015 jane trajtuar dhe zgjidhur 4560 ankesa, pra dyfish më shumë, cfare na ben optimist se me ritmin e ri shume shpejt do te permisojme cilesine e sherbimit.
 
 
Në reformën që kemi nisur, Synojmë që të gjitha ankesat të verifikohen nga punonjës nën varësinë e KNK, cfarë do të sjellë:
Rritjen e Eficences,
zvogelimin e kohes te verifikimit,
eleminimin e konfliktit te interesit dhe zvogelimin e Procedurave te teperta, me konkretisht nga 30 dite qe eshte sot afati ligjor per trajtimin e ankesave ajo qe ne synojme eshte qe brenda tre mujorit ne vijim ky afat te reduktohet ne 15 dite. 
 
Ankesat do të ndahen me fasha, ku e drejta për të bërë sistemimet do ti jepet sipas fashave punonjësve të KNK, Agjensive dhe Drejtorisë Rajonale.
 
Çdo klient do të ketë mundësi të ndjekë ankesën e tij on-line, duke filluar nga muaji Qershor, ku do te implementohet projekti i ri i protokollit on-line. Kjo risi do ti jap klienteve mundesine të denoncojne rastet kur ka vonesa. Do rritet trasparenca dhe do të ulen flukset e qytetareve.
 
Shpreh bindjen se ky do të jetë jo vetëm viti i reformave të mëdha në sektorin energjitik por edhe ai i transformimit të plotë të kompanisë dhe marrëdhënies së saj me qytetarin.
 
Rreth 300 mijë qytetarë e dhanë besimin e tyre për rimëkëmbjen e sektorit energjitik dhe kompanisë së shpërndarjes. Tani është momenti që ne tu faktojmë se keni bërë veprimin e drejtë dhe keni shërbyer për një investim që do tu kthehet mbrapsht në shërbim cilësor dhe të sigurtë.
 
Faleminderit,

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin