TIRANE- Deputetetët e Partisë Socialiste Erjon Braçe dhe Ervin Koçi kanë kërkuar në parlament ndryshimin e ligjit për rimbursimin e TVSH-së. Dy deputetët kërkojnë ngritjen e një strukture të posaçme pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila do të verifikojë kërkesat për rimbursimin e TVSH-së. Po ashtu, në momentin e paraqitjes së kërkesës, propozohet të hetohen bizneset që cilësohen me risk. Ndërsa të interesuarit për kërkesën e tyre duhet të plotësojnë një formular të posaçëm.
“Nëse personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, rezultojnë me tepricë kreditore dhe paraqesin pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në DPT kërkesën për rimbursimin e TVSH-së së paguar tepër, nëpërmjet formularit "Kërkesë për rimbursim të TVSH- së sipas modelit të miratuar, Drejtoria e Rimbursimit të TVSH-së në DPT, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar tatimpaguesi, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së tatimpaguesit dhe brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së tatimpaguesve eksportues, verifikon situatën tatimore të tatimpaguesit dhe miraton tepricën kreditore si të rimbursueshme dhe, kur është e nevojshme, ushtron kontroll bazuar në analizën e riskut”.
/Shqiptarja.com