Ekspozita ‘Rin Art’ me rreth 400 punime është çelur në Serafan të Belshit dhe sipas ideatorit Helidon Haliti ka për qëllim fuqizimin e turizmit kulturor. Ndërsa skulptori Sadik Spahia tha se vlen dhe për të motivuar studentët.
“Diçka e jashtëzakonshme në fakt ndodh këto ditë në Dumre, është një gjë fantastike. Unë falenderoj shumë bashkinë e Belshit që na ka dhënë një suport të jashtëzakonshëm. Tani kaq vite që e ka hapur këtë nocion e ka bërë Belshin një toskanë të dytë nuk diskutohet. Universiteti i Arteve erdhi gjithë në gjithe programet e veta dhe bëri në dy salla kaq te mëdhaja, ku tepricat e dikurshme janë pasuri për sot dhe sigurish investimet e reja", tha piktori Helidon Haliti
“Kjo ekspozitë është një rast që i jepet publikut për të kuptuar se cfar bëhet në Fakultetin e Arteve të Bukura. Në politiken që ka Fakulteti i Arteve te Bukura në qendër është studenti dhe ne do te bëjmë përpjekje e pandalshme maksimale për te motivu të gjithë studentet", tha skulptori Spahia.
Punimet më të mira u vlerësuan me çmime, ndërsa studentët thanë se ekspozita është e rëndesishme për promovimin e tyre.
"Unë e fillova këtë aktivitet për të ekzpozuar me shumë punen time, dhe kam fituar çmim për kete gjë. Ky aktivitet është i organizuar nga shkolla dhe unë e ndjejë obligim dhe domosdoshmëri që punët artistike, sidomos të punuara në shkollë të ekspozohen ne keto aktivitete. Kështu që e kisha le te themi domosdoshmëri".
"Është shumë e rëndësishme për mua kam investuar shumë ne akuare, u bë gati tre ose kater vite që merrem me teknikën e akuarelit, fale profesor Helidonit që më ka ndohmuar shumë, edhe profesor Mondit jam këtu ku jam me çmimin që fitova."
" Është një emocion i papërshkueshëm nga puna e lodhshme që kemi bërë. Por falenderoj profesor e mi", thanë studentët.
Ekspozita "RINart" shfaq një gamë të gjerë punimesh nga tetë programe studimore, si fashion design, grafik dizajn, pikturë kavaleti, pikturë monumentale, fotografi, qeramikë, skulpturë dhe multimedia.