TIRANË -Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga efektivin e policisë kufitare në aeroportin e Rinasit duke e akuzuar për korrupsion dhe për favorizim ilegal për kalimin kufitar.
 
Bashkë me efektivin e policisë në pranga ka rënë edhe një person tjetër i cili i kishte ofruar 1 mijë në këmbim të ndihmës që të kalonte në formë ilegale kufirin për në Itali.
 
Nën akuzën për korrupsion është arrestuar Ramiz Sadja, 50 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit Rajonal të Kufirit Rinas në Tiranë.

Gjithashtu në pranga ra dhe 22 vjeçari Erind Ymeri, nga Tirana. Ky i fundit dyshohet se i ka dhënë një shumë parash punonjësit të policisë, i cili në këmbim do t’a ndihmonte për të udhëtuar drejt Italisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)