Rinas/ Autoveturat përplasen 'kokë më kokë', tre të plagosur (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Rinasit, ku dy autovetura njëra tip fiat dhe tjetra tip Audi u përplasën kokë më kokë me njëra-tjetrën. Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të plagosur tre persona. Ata janë dërguar në spital ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore.

Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Ky aks rrugor konsiderohet mjaft problematik për shkak se rruga është tepër e ngushtë dhe qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në një korsi.

Foto nga vendi i ngjarjes

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët