Është ekstraduar nga Greqia 31-vjeçari nga Gjirokastra i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Andrea Kadena u arrestua në Greqi me datë 10.03.2016 si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. 

Kadena është dënuar me një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për kryerjen e veprës penale të “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë’’.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com