Rinas, francezi kapet me kokainë, heroinë dhe hashash në aeroport! Pranga edhe shqiptarit nga Gjakova, iu gjet sasi droge

Rinas, francezi kapet me kokainë, heroinë dhe hashash në aeroport! Pranga edhe shqiptarit nga Gjakova, iu gjet sasi droge

Policia e Shtetit gjatë kontrolleve në Rinas

Tirane- Nje shtetas francez dhe nje shqiptar nga Kosova jane prangosur gjate oreve te fundit nga policia e kryeqytetit, me akuzen e prodhimit, mbajtjes dhe shitjes se lendeve narkotike.

Burime zyrtare konfirmuan sot (11 Shtator) se operacioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të mëparshme operative të siguruara.

I pari ka rënë në pranga i dyshuari T. B., 41 vjeç, banues në Francë.

“Punonjesit e Komisariatit te Policise Rinas, gjate kontrollit fizik i gjeten dhe sekuestruan, ne cilesine e proves materiale, sasi lende te dyshuara narkotike kokaine, kanabis dhe heroine”, njoftuan uniformat blu, por pa dhene detaje shtese per peshen dhe dinamiken.

Pas tij u ndalua edhe A. Sh., 37 vjeç, banues ne Gjakove, ne nje tjeter aksion te mevetesishem, pasi “gjate kontrollit fizik, sherbimet e Policise i gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale, sasi lende te dyshuar narkotike kokaine”.

Për të dy rastet materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, si dhe zbuluar personat bashkëpunëtorë nga siguronin lëndën narkotike.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha u mor i pandehur nga SPAK, avokati Beqiri për Report Tv: Rrezikon nga 2 deri në 8 vite burg! Për fondacionin e Liri Berishës do të merret në pyetje gjithë familja e tij

Berisha u mor i pandehur nga SPAK, avokati Beqiri për Report Tv: Rrezikon nga 2 deri në 8 vite burg! Për fondacionin e Liri Berishës do të merret në pyetje gjithë familja e tij